Rama pritet me protesta në Librazhd, ndërron intinerar dhe futet në rrugë dytësore

Rama pritet me protesta në Librazhd, ndërron intinerar dhe futet

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Librazhdit, ku simpatizant të PD-së kanë hedhur sende drejt makinës së kryeministrit, por jo vetëm.

Me thirrjet "Rama ik" qytetarët janë përplasur edhe me policinë, e cila ishte vendosur para turmës së protestuesve në mënyrë që këta të fundit të mos cënonin eskortën e kryeministrit.

Pas protestës së qytetarëve eskorta e kryeministrit ka ndërruar intinerar, duke u futur në një rrugë dytësore.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, PD vendosi krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal.

Gjithashtu protestat e shoqëruan kryeministrin edhe në takimin e Prrenjasit.


EMISIONET