Kryeministri, Edi Rama, thotë se përgjimet e dala ndaj kreut të bashkisë Durrës, Vangjush Dako, nuk vërtetojnë asgjë, ashtu sikurse ndodhi edhe në rastin “Tahiri”.

Rama: Ne luftojmë kanabisin. Ne e kemi sjellë kanabisin. Ne luftojmë krimin e organizuar, ne jemi ata që jemi të lidhur me krimin. Si kuptoj këto akuza.Ne 2009 qeveria e asaj kohe ka nxjerr nga burgu rreth 70 kriminel, me leje 10 ditore per te terrorizuar njerezit perpara zgjedhjeve.Këto janë dhe në raportin e ambasadorit amerikan të asaj kohe. Ata kanë nxjerrë nga burgu kriminelë. Në Shqipëri ka komunitete ka fise etj, dhe në fushatë nuk shkohet duke kërkuar dëshminë e penalitetit apo diplomën. Përgjimet në rastin “Dako” nuk flasin qartë fare. Pasi dhe përgjimet për Saimir Tahirin flisnin qartë për ju flisnin qartë për opozitën por Prokuroria e Italisë ua tha qartë përgjigjen. Ne nuk manipulohemi.

I ftuar në "Real Story", Rama tha se nëse zgjedhjet e përgjithshme do të mbaheshin sot, PS do të fitonte bindshëm madje do të merrte 78 deputete.

Rama: Partia Socialiste prapë fiton bindshëm dhe shikoni se cfarë do të ndodhe në zgjedhjet lokale.Nese zgjedhjet behen sot PS merr 78 deputet, e vetme. Prisni zgjedhjet lokale dhe do ta shihni.

/Ora News.tv/