Studentët e Vlorës ia përplasin Ramës në sy e i këndojnë: Ministrja e shefit t'vet mesatarja 5.8

Për më shumë se tre orë Kryeministri Edi Rama ishte paraditen e sotme, para studentëve të universitetit të Vlorës për të diskutuar me ta lidhur me 8 kërkesat që kërkojnë t'i plotësohen dhe për të cilën sot janë në ditën e 15-të të tyre.

Takimi nisi me një atmosferë nervozizmi dhe me kundërshti të një grupi studentësh të cilët refuzuan të qëndronin aty për të diskutuar për 8 kërkesat duke kërkuar vendimmarrje. Ata u larguan duke kënduar në kor vargjet: Ministrja e shefit t'vet mesatarja 5.8

Edi Rama: "Turp nuk është ti thuash tjetrit hajde të flasim. Asnjë vend nuk e ka përfaqësinë në bordin e administrimit. Turp është ky që të tjerët duan të flasin dhe ti ti vësh ulërimën e të mos e lësh të flasin. Këta që flasin duket se po kërkojnë komunizëm. Ajo vajza thotë se e kam keqkuptuar protestën. Si e kam keqkuptuar?! E kam keqkuptuar protestën duke thënë se kjo protestë ishte një shuplakë për qeverinë?! Që do të thotë jo vetëm nuk e kam keqkuptuar, por e kam kuptuar më mirë se ajo vajza që bërtet, sepse e kam analizuar shumë thellë "Pse-në" e këtij shpërthimi. Ishte një shuplakë për qeverinë sepse qeveria ka përgjegjësi. Ai djali çohet dhe thotë do tja lësh fajin të tjerëve. Unë nuk dua tja lë fajin askujt

Studenti: "Të kemi votuar por mënyra si po silleni është jo korrekte. Jepni zgjidhje. Mos na detyroni të tërë ti largojmë politikanë". 

Studentja tjeter: "Ju këtë protestë e keni keqkuptuar. Ne nuk duam të rrëzojmë qeverinë. Ne kërkojmë disa të drejta shumë bazike për secilin për nesh. Bëjmë leksione në salla pa ngrohje, dhe pedagogë që nuk janë të përgatitur. Ju zotëri i keni 8 pika, të zeza mbi të bardhë.  Ju thoni vetëm : PO ose JO!

Rama: Te mos hyjme me batuta se e dini kush fiton

Takimi me Ramen ne sallen ku ka ngrohje, studentet: Ne skemi ngrohje 

Takimi u mbajt në aulën "Magna" të Universitetit Ismail Qemali". Aty ishte ngrohtë ndryshe nga auditoret ku marrin leksione zakonisht studentët e Vlorës dhe ku është shumë ftohtë. Studentët ia thanë në sy për gjëndjen e vështirë ku ata studiojnë, korrupsionin në universitete apo gjëndjen e mjerueshme të konvikteve. 

Studenti: Sot jemi këtu dhe është ngrohtë, por hajde në klasë ku studiojmë. Është shumë ftohtë" i tha një student.  






EMISIONET