Rama-pedagogëve: Problemi jeni ju, mos prisni të bashkohem me studentët dhe t'i them çfarë nuk doni

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar pedagogët, duke i thënë se janë ata problemi i studentëve. Gjatë një takimi për "Paktin për Universitetin", kreu i qeverisë tha se pedagogët duhet të shkojnë të japin mësim.

Ai iu drejtuar atyre, duke i thënë se nuk duan të marrin përgjegjësitë që i jep ligji për arsimin e lartë.

Rama: Nga ligji ju kërkoni liri, por nuk doni të merrni përgjegjësi. Ligji i arsimit të lartë ju jep liri, ju jep dhe përgjegjësi. Merreni përgjegjësinë dhe na thoni çfarë doni nga ne. Ne dimë çfarë duan studentët dhe do ti bëjmë një për një. Se ca doni ju ne nuk e kemi kuptuar, ose më saktë unë e kam kuptuar, por nuk kam ndërmend ta them akoma. Mos prisni ditën kur do bashkohem unë me studentët dhe të vij përballësh jush, dhe t'ju them studentëve se çfarë në fakt ju nuk doni. Nëse unë e kam gabim këtë që mendoj, aq më mirë akoma. 

Ju bëhuni bashkë tani dhe ndaheni këtë punë. Do të mbarojë historia e  doktorëve të shkencave që vetëm  me shkencë nuk kanë lidhje apo nuk do mbarojë?

A fillon në vitin 55, a fillon në vitin 65, 85, 95. 2005 apo 2015 këtë do tja thoni ju studentëve jo ne. Ju e dini shumë mirë për çfarë flas unë dhe e dinë shumë mirë sot se çfarë po ndodh. Nuk janë ata grupet e studentëve të ngujuar, problemi janë pedagogët që nuk shkojnë ti japin mësim. Pse nuk shkojnë ti japin mësim? Një student i vetëm ka të drejtë të marrë mësim.


EMISIONET