Kryeministri Edi Rama sot ka qenë i ashpër me rektorët dhe dekanët e Universiteteteve. Gjatë një mbliedhje që zhvilloi me ta, ai i akuzoi se paguajnë me buxhetin e universitetit mbi 1 mijë punonjës që nuk kanë lidhje me pedagogjinë.

Rama: Ndërkohë që universitetet kanë një kufi të vendosur nga qeveria, jo më shumë se 33% e librit të pagave duhet të shkojë për personel jo akademik, janë 1000 e kusur punonjës që paguhen nga buxheti i universitetit dhe nuk kanë asnjë lloj titulli dhe nuk kanë lidhje me pedagogjinë dhe janë punonjës. 

Po mirë mo ça jeni ju, kryetar komunash? Kryetar komunash që ne i zhbëmë apo kryetar bashkie nëpër provinca që shfrytëzojnë buxhetet për të punësuar njerëz kot. Këtë si ma shpjegoni?

Do ma thoni që kjo është histori e ligjit? Nuk ka lidhje fare. Do më thoni që kjo është histori e bordit të administrimit? Ok, por ne këtu kemi qenë dhe këtu jemi. Nuk besoj se nga nga ju ndonjë frymë të gjallë këtu që të cohet dhe të thotë që ministrja e Arsimit apo kryeministri më kanë ndërhyrë për një gjë të vetme. 1000 e ca punonjës. Nëse ju coheni dhe thoni këtu që një frymë të vetme e keni futur në punë sepse ju ka ndëerhyrë ministrja e Arsimit apo kryeministri, atëherë ma lini mua fajin dhe jam unë që i kërkoj ndjesë popullit dhe iki.

Dalin të verbërit, studentët e verbër që nuk kanë as lehtësinë më të vogël dhe nuk është ngritur ky problem njëherë. U desh protesta që unë të dëgjoja që studentët e verbër nuk kanë gjënë më minimale.


/Ora News.tv/