Rama nuk pendohet për prishjen e Kompleksit Jon në Vlorë: Do ta bëjë 1 mijë herë

Rama nuk pendohet për prishjen e Kompleksit Jon në Vlorë: Do ta

Kryeministri Rama i ftuar mbremjen e se henes, 15 janar 2018 deklaroi se nuk ishte penduar per shembjen e kompleksit Jon ne Vlore. 

Tare: Ka një çështje që është kthyer në qendër të vëmendjes, dëmshpërblimi i kompleksit Jon në Vlorë. Jeni penduar?

Rama: Do ta bëja 1000 herë po të kthehesha 1000 herë. Kemi bërë një shpronësim të ligjshëm dhe ankuesit nuk kanë kontestuar shpronësimin, por shifrën. Kanë qenë të pakënaqur me shifrën e përcaktuar nga qeveria dhe për këtë kanë shkuar në gjyq. Shpronësimi është bërë sepse në atë shumë duheshin kompensuar të gjithë ata të cilët kishin blerë apartamente, një numër i caktuar familjesh, dhe në rastin kur gjykata ka bërë vlerësimet e veta dhe ka dhënë konkluzionet e veta është gjykatë. Ne si shtet po përgatisim një apelim në një nivel tjetër në Strasburg dhe do të shikojmë konkluzionet. Por ama ajo që ka fituar Vlora dhe ajo që do të fitojë turizmi, ekonomia në Vlorë nuk ka të krahasuar me asnjë lloj diskutimi që bëhet sot.

Tare: Ajo për çfarë janë të shqetësuar qytetarët është pse duhet të paguajmë nga xhepat tanë 13 milion euro.Ka një moment që mund tu kërkohet ndjesë atyre për këtë shpenzim nga xhepat e tyre?

Rama: Qytetarëve duhet tu kërkojnë ndjesë ata që i dizinformojnë.Jo ne që kemi bërë punën tonë, ata e dinë shumë mirë që sa herë ka punë publike ka shpronësime me interes publik kur bëhet fjalë për prona me dokumentacion. Dizinformimi i qytetarëve sjell këto reagime. Nuk ka asnjë kontest sa i përket ligjshmërisë.Gjykata nuk ka konstatuar paligjshmëri të veprimit, thjesht ka marrë një ankim me pretendimin se shuma e dhënë nga qeveria është shumë e ulët dhe duhet një shumë më e lartë. Kjo është ajo që ka bërë gjykata.Nuk jemi dakord me vendimin e gjykatës, ka një instancë më të lartë po atje, ne do të bëjmë përpjekjen tjetër që është një përpjekje brenda kornizës së procedurave.

Tare: Vendimi i Strasburgut a e bën serioz shqetësimin e shprehur edhe nga Vasili që lidhet me faktin se Shqipëria mund të humbasë rreth 2 miliard euro nga gjyqet që mund të humbasë në Strasburg?Do të çonte në falimentimin e buxhetit të shtetit nëse kjo ndodh.

Rama: Kush ishte ky që e ka thënë këtë?

Tare: Zoti Vasili.

Rama: Ne kemi përballë një lloj konglomerati opozitar që ëndrrat që shikon dhe dëshiron ja përcjell shqiptarëve si gjëma që do ndodhin. Nëse këtyre njerëzve u thuhet se në Shqipëri do ketë një tërmet ku mund të humbasin jetën 100 mijë veta dhe ndër ta do jetë kryeministri dhe kabineti këta do jenë shumë të lumtur që kjo ëndërr të realizohet.

Lexoni intervisten e plote



EMISIONET