Nga Kryeministria te Korpusi Universitar. Është ky itinerari që ndoqën të mërkurën studentët për të zhvilluar protestën e tyre.

Të vendosur në dy pika për të protestuar me kauzën e përbashkët, studentët i qëndruan stoikë kërkesës për plotësimin e 8 pikave.

Me zë dhe me pankarta në duar, ata treguan se nuk do të bien asnjëherë dakord për dialog edhe nëse kryeministri Edi Rama shkon në Fakultetet e tyre.

"Unë them që mirë bën që i viziton fakultetet, por jam i sigurt që studentët nuk do të dialogojnë".

"Nuk do të marr pjesë fare në atë takim, 8 kërkesat janë aq të qarta sa nuk ka nevojë për dialog".

"As nuk e mendoj, nuk do të shkoj fare, nuk kam arsye se pse. Ai i di kërkesat tona, nuk ka çfarë të diskutojë me ne".

Njëkohësisht me këtë protestë, auditoret në fakultete vijojnë  të mbeten bosh.

Por një nga pikat e rëndësishme për të cilën kanë ngritur shqetësimin studentët janë edhe kushtet ku bëjnë mësim.

Studentët e Fakultetit të Ekonomikut thonë se kushtet nuk janë të denja për të zhvilluar mësimin.

"Në degën e Ekonomikut ku unë studioj janë rreth 105 veta, auditori nuk i mban aq. Shkojmë dhe marrim materiale nga klasat e tjera".

"Janë kushte mizerabël, minimale, në çdo cep karrige të prishura. Ngrohja në shumë raste mungon.Tabelat janë herë të zhgarravitura, nuk mund të fshihen. Nuk mund të zgjidhësh ushtrimet. Ndriçimi është gjithmonë në kushte minimale".

Dhe protesta do të vijojë.

"Natyrisht që po, deri në plotësimin e 8 kërkesave na keni çdo ditë këtu".

"Do të vijmë ndryshe çdo ditë dhe besoj se do të arrijmë atë që duam".

Të enjten studentët kanë vendosur të vijojnë protestën e tyre para parlamentit.


Ora 14:15 Vijon qendresa e studentëve 

Ora 11:40 Disa studentë grisin peticionin

Disa studentë kanë grisur peticionin e formuluar nga studentët e Shkencave Sociale për vijim të protestës pas janarit. 

Studentët që kundërshtuan peticionin u shprehen se kanë frikë se firmat e marra mund të keqpërdoren: "Firmat mund të përdoren për krijimin e një partie studentore."

Ndërkohë studentët e Fakultetit të Shkencave thanë se peticioni synon bojkotin e mësimit dhe pas festave.


Ora 10:38 Studentet e Shkencave Sociale: Bojkot auditoreve deri në rrezimin e ligjit te arsimit

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale nënshkruajnë një peticion sipas të cilit vendosin të bojkotojnë mësimin në auditore deri në plotësimin e kërkesave minimale që nisin me rrëzimin e ligjit të arsimit.

Gjithashtu në peticion thuhet se protesta do të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit .

Me afat të vetëm përgjegjësinë në masën e duhur të instancave që kanë në dorë përmirësimin e kërkesave të jetës universitare"

Në Fakultetin e Gjeologjisë studentët pas një takimi kanë marrë vendimin që sot të mos bllokojnë rrugët. Ndërkohë një takim i njëjtë po zhvillohet edhe me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, të cilët po diskutojnë ecurinë e aksionit të protestës.



Ora 10:15 Ideja për grevë urie

Student: Greva është një zgjidhje e mirë nga data 21 deri në datën 7. Kam pasur biseda që studentë të fakulteteve të tjerë, që i qëndrojnë mendimet që duhet një grevë urie.

Ora 10:12 -Protesta e studentëve nesër para Parlamentit

Studenti: Nesër do të mblidhemi tek parlamenit. Dita e nesërme do të jetë një protestë masive

Larg politikës

"Ne nuk duam të marshojmë drejt kryeministrisë, duam të rrimë këtu dhe të marrim situatën në kontroll dhe për t'ju largua interesave politike", tha një student.

Ora 10:05 Studenti: Protesta mund të mbyllet të premte dhe të rifillojë të hënën

"Është diskutuar për mbajtjen e një peticioni dhe qëllimi i peticionit është  të vazhdohet bojkoti edhe në janar.  Ka studentë që thonë që të ndalohet protesta, ndërsa të tjerë thonë të vazhdohet, por ende nuk ka një vendim përfundimtar. Shumica është që protesta të ndalohet të premten dhe të rifillojë të hënën".  

Një studente tha për Ora News se kryeministri Rama nuk është i mirëpritur.

"Kjo është tryeza e dytë dhe organizohet nga vetë studentët.  Edhe pedagogët janë të mirëpritur. Nëse Rama vjen në takimin tonë, do ta bojkotojmë, sepse ai nuk është i mirëpritur kurrë", tha një studente për Ora News.

Ndërkohë nuk ka një organizim nga studentët e Mjekësisë.


09:20-Bojkot të mësimit edhe pas festave

Studentët e Shkencave Sociale do të nënshkruajnë një peticion që bojkoti në universitete të vazhdojë edhe pas festave.

Njoftimet në rrjetet sociale

"Aty ku nisi historia e arsimit Shqiptar. Aty per te vene me shpatulla pas murit te gjithe bashkefajtoret e ketij sistetemi Arsimor! Korpusi eshte godina e pare universitare e ngritur, pra perfaqeson UT nga e cila dolen te gjithe universitetet e tjera. Aty duhet te jemi te gjithe me te bashkuar se kurre per te cuar zerin tone ne veshin e te gjithe FAJTOREVE!", thuhet në njoftimin e studentëve në rrjetet sociale.

Ndërkohë të tjerë studentë kanë lajmëruar se do të mblidhen në tryeza diskutimi, për të vendosur për ecurinë e aksionit të tyre. Njoftimet janë bërë në rrjetet sociale duke vendosur hashtagun "Rama nuk je i mirëpritur".


/Ora News.tv/