Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e djeshme në Gjermani, ku pritet të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Fillimisht kryeministri është takuar me Presidentin e Parlamentit gjerman, Wolfgang Schauble në Bundestag.

Rama ka publikuar momentin e takimet me anë të një video të publikuar në rrjetin e tij social Facebook. 

Gjithashtu ai ka bërë urimin e mëngjesit në profilin e tij me një foto nga ceremonia e pritjes.

Ndërsa edhe këshilltari i kryeministrit, Endri Fuga shpërndau foton nga momenti i mbërritjes së Ramës në Gjermani. “Një ceremoni vërtet mikpritëse për kryeministrin Edi Rama”, shkruan ai në Twitter.

Në këtë vizitë, shefi i ekzekutivit shqiptar nuk është pritur nga kancelarja Merkel, por nga ambasadori i Shqipërisë Artur Kuko dhe një person tjetër.

Vizita në Gjerman i paraprin vendimit të qershorit për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

/Ora News.tv/