Rama nga Durrësi: U bë "Niçja" si me qen Pavaroti!

Rama nga Durrësi: U bë "Niçja" si me qen Pavaroti!

Në Durrës kryeministri Edi Rama është pritur me protesta të mbështetësve të opozitës.

Pavarësisht kësaj kreu i qeverisë nuk e ka ndalur turin "Bashkia që duam". Duke replikuar me kryetarin e Partisë Demokratike ai i ka kujtuar marrëveshjen e zgjedhjeve parlamentare, ndërsa tubimet para parlamentit i ka cilësuar si protesta me leje për të enjten. Madje ai i ka theksuar se ndryshe nga viti 2017, pas djegies së mandateve nuk do të ketë plotësim të kushteve.

Rama: Mendon që sa më larg të iki aq më shumë do fitojë. Pa djeg mandatet mora gjysmën e qeverisë. Po sikur ti digjem mund ti marr të gjitha. I ka thënë fallxhorja kam parë filxhan mbrëmë. Harroje, ti do digjesh i tëri, Saliu nga mbrapa: Benzinë-benzinë, shkrumb mandatet të gjitha.

Duke folur mbi përgjimet e bëra publike për blerjen e votave në Durrës, Rama ka rikujtuar se dikur opozita e sotme lironte të dënuarit pikërisht në fushatat zgjedhore.

Rama: Ja keni dëgjuar ndonjëherë zërin Aleksandër Moisiut?! J! Zëri i Niçës u bë si me qen zëri i Luciono Pavarotit.

Rrezik nga protestat sipas Ramës do të ketë vetëm hapja e negociatave të integrimit.

Rama: Patjetër që na i bëjnë më të vështirë punën, patjetër që atyre që nuk duan ti hapin negociatat me Shqipërinë duan të gjejnë vetëm sebebe, dhe thonë ça do hapim negociatat me këta ne, kur opozita hip në pemë. BE nuk është pyll për Flamur Nokën. Në BE hipin të tjerë dykëmsha.

Sa u përket zgjedhjeve vendore, Rama edhe një herë theksoi se votimet do të realizohen edhe nëse PD nuk bëhet pjesë

EMISIONET