Rama sot në Vlorë, opozita e akuzon për antimiting

Rama sot në Vlorë, opozita e akuzon për antimiting

Kryeministri Edi Rama nuk do të jetë në zyrën e tij në selinë e qeverisë në orën kur opozita do të protestojë, por do të marrë pjesë në aktivitetin "Bashkia që duam" në Vlorë.

Akuzave të opozitës se po bën antimiting Rama iu përgjigj me një postim në twitter duke thënë se takimi në Vlorë nuk është miting, por dialog me qytetarët.

"Na qenkan shqetësuar andej nga Mavroboja për takimin e Vlorës nesër. Presion i madh për t'i sjellë njerëzit në miting thonë. S'është miting o mavri me bojë po dialogu qytetar #BashkiaQëDuam prandaj mos na bëni reklamë aman të keqen, se i thonë Vlorë dhe s'kemi ku ulim njerëzit"

  Nga selia e LSI-së, deputeti Endrit Brahimllari e quajti aktivitetin e kryeministrit në Vlorë si rikthim në vitin 1990 ku synohet përplasja mes shqiptarëve.

"Antimitingu i Vlorës është rikthim i antimitingjeve të viteve 90 ku synohej përplasja" u shpreh ai.

Brahimllari bën thirrje që të mos bien pre e presioneve të qeverisë por të marrin pjesë në protestë.

EMISIONET