Rama: Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës

Rama: Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës

Përpara takimit me Kryeministrin austriak, Sebastian Kurz, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, në një intervistë për televizionin francez, France 24, theksoi edhe njëherë se Shqipëria kërkon hapjen e negociatave me Bashkimin Europian si një ndihmë për të thelluar reformat e vendit.

Rama tha se hapja e negociatave nuk i kushton asnjë qindarkë Bashkimit Europian.

Edi Rama: Kemi shumë rezultate që janë themelore, se ndryshe KE nuk do të bënte rekomandimin për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Nga ana tjetër jemi të ndërgjegjshëm se ka ende për të bërë. Nuk është se jemi duke trokitur në dyert e BE-së për tu bërë anëtarë, jemi duke u përgatitur për hapjen e negociatave të cilat do të vazhdojnë shumë vite për të vendosur në jetë të gjithë reformat e nevojshme dhe përmirësuar nga pikëpamja e ligjëvënies. Është një punë në vazhdim.  Nuk kërkojmë asnjë para nga Europa. Negociatat nuk i kushtojnë asnjë qindarkë Europës. Janë rrugëtim për të vazhduar drejt reformave, janë dhe inspektime për të parë nëse ne i kemi përmbushur apo jo. 

I pyetur për protestën e opozitës, shefi i qeverisë refuzoi ta komentojë duke thënë se për opozitën e vendit të vet nuk flet në gjuhë të huaj.

Edi Rama: Po kur flas në një gjuhë të huaj nuk flas ndonjëherë për opozitën sepse mendoj se është jeta demokratike e Shqipërisë. Shqipëria ka parë manifestime të mëdha. Kjo është jeta demokratike e vendit dhe është normale.

Rama u pyet edhe për 3 miliardë euro investime turke në Shqipëri si një rrezik të rritjes së influencës së Erdogan por tha se këto investime janë të shtrira në 30 vjet dhe pavarësisht miqësisë me shtetin turk, feja e Shqipërisë është Europa.

EMISIONET