Rama në parlamentin e Kosovës: Të kemi një President simbol uniteti

Rama në parlamentin e Kosovës: Të kemi një President simbol

Në seancën e dhjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kanë marrë pjesë edhe liderët politikë nga Shqipëria. I pranishëm ka qenë presidenti Ilir Meta dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Nga Shqipëria, ishte kryeministri Edi Rama ai që mbajti fjalën përpara parlamentarëve të Kosovës, duke kërkuar që dy shtetet të kenë edhe një president të përbashkët.

RamaKosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme e jo veç ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, por pse jo, një president, simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë.

Mbase, ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia, për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet. E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj dhe e shkuara e 20 viteve të fundit të këtij vendi, Kosovës, i ka paraprirë falë njerëzve po të këtij vendi, një të ardhmeje që në çdo rast është më e afërt, sesa largësia që shohim sot.

EMISIONET