Rama: Ne nuk kemi luksin që Llogaraja të mbushet me inerte

Rama: Ne nuk kemi luksin që Llogaraja të mbushet me inerte

Në rastin e Llogarasë parandalimi i krimit mjedisor dështoi. Edhe reagimi për të cilin flet kryeministri Edi Rama erdhi i vonuar, vetëm pasi Ora News publikoi  pamjet për depozitimin e mbetjeve inerte buzë rrugës.

Rama: Ne nuk kemi luksin që Llogaraja të mbushet me inerte, qoftë dhe nga forca brenda shtetit që shkojnë atje me demek për të pastruar dhe i marrin këtej dhe i hedhin andej. Kjo është Polica e Shtetit.

Mbetjet inerte të shembjeve në Jalë të depozituara nga ushtria nisën të depozitohen të dielën. Mjetet e bashkisë dhe FA mësohet se i dërguan në një prej tre pikave të miratuara në Himarë.

Por, sic duket dëmi tashi është bërë dhe do të duhet shumë punë për ta rehabilituar zonën.

Bashkia e drejtuar nga Jorgo Goron gjobiti me 50 mijë lekë ushtrinë për hedhjen e mbetjeve në zonën e Parkut, ndërsa bëri me dije se më në brendësi të zonës është miratuar një zonë për grumbullimin e inerteve, por që rezulton që është pa leje mjedosore.

EMISIONET