Rama: Po kërcënohet çelja e negociatave, reforma shkaku i ndarjes me LSI

Rama: Po kërcënohet çelja e negociatave, reforma shkaku i

Me përshëndetjen e vjetër për mediat edhe në Vitin e ri, Kryeministri Edi Rama u tregoi hapur socialsitëve  në Asamble se reforma në drejtësi ndau përfundimisht koalicionin e partisë së tyre me Lëvizjen Socialiste për integrim.

Edi Rama: "Të gjithë jemi dëshmitarë që rrezikuam qeverinë por nuk lejuam të rrezikonim ecurinë e reformës në drejtësi dhe u përpoqëm të mbanim gjallë Aleancën si projekt strategjik por pa kompromentuar reformën në drejtësi. Qëndrimi ynë i qartë dhe i prerë për të mos kompromentuar reformën në drejtëxi ndau rrugët tona me aleatin e deri djeshëm të mandatit të parë qeverisës."

Nëse në fillim të vitit të shkuar ishte vetëm një parti në çadër, tashmë koalicioni i konsoliduar PD-LSI sipas Ramës, po ripërsërit situatën e çadrës për të penguar drejtësinë të cilën e kanë frikë

Edi Rama: Jemi në kushtet kur opozita tanimë e konsoliduar si një kamp kundër reformës në drejtësi, pra jo vetëm PD por dhe partia tjetër me të cilën ne ndamë përpjekje e shumë rezultate të rëndësishme janë rikthyer në çadër me të njëjtat kërcënime dhe me të njëjtin qëllim, mos lejimi i cuarjes përpara të reformës në drejtësi. Dhe seanca e fundit e kuvendit për vitin e shkuar nxorri në pah me ngjyra të forta dhe kërcitje të mëdha ishte pikërisht shprehja më kulmore e dëshpërimit dhe e mungesës së vizionit, strategjisë dhe ideve përballë faktit se reforma në drejtësi po bëhet cdo ditë më e pandalshme. Ndërkohë që procesi i vetingut ka nisur dhe jam besimplotë se dy tre muajt e parë të vitit do të ketë rezultate konkrete."

Pa asnjë shqetësim se kjo situatë mund të ndikojë për qeverinë, kreu i saj paralajmëroi se është Shqipëria ajo që po dëmtohet, pasi është në një fazë kyç për sa i përket hapjes së negociatave. Kryeminsitri i bëri thirrje sërish kreut të opozitës Lulzim Basha, për t’u bërë bashkë për hir të integrimit të vendit

Edi Rama: Jemi në kushtet kur po kërcënohet një arritje historike çelja e negociatave, po kërcënohet nga brenda Shqipërisë , nga frika prej reformës në drejtësi e kthyer në një politikë destruktive që ne si qeveri nuk ka çfarë na bën por që Shqipërisë  mund t'i sjellë një dëm të jashtëzakonshëm. Është e rëndësishme njerëzit të dinë që ky stacion 6 mujor është optimal për të stacionuar Shqipërinë aty ku prej vitesh aspirojmë, në tryezën e familjes europiane. Thirrja nuk është thjesht për të larë gojën

Me zgjedhjet vendore në horizont, Rama shigjetoi kryetarët e bashkive që luajnë politikisht me forcat e tjera politike. Kryetari i Partisë Socialiste theksoi se këta kryetarë nuk do të jenë më kandidatë të socialistëve dhe se kriteri kryesor për t’i kandiduar është suksesi në reformën e ujit.

Edi Rama: Kush do të bëjë politikë personale, me idenë të mos prishen me këtë apo atë për zgjedhje, i shkel syrin këtij dhe i shkel syrin atij, nuk do të jetë kandidat i PS në zgjedhjet e ardhshme. Një nga kriteret themelore për të zgjedhurit vendorë do të jetë reforma e ujit.

Në fjalimin e tij, Rama njoftoi ngritjen e portalit të infermierëve për Shqipërinë duke eleminuar punësimet partiake si dhe brenda 200 ditëve të ardhshme do të përfundojë reforma e inspektoriateve



EMISIONET