Ambicja e qeverisë, Rama: Në 4 vjet rrugët nuk do kërcënojnë jetën e askujt

Ambicja e qeverisë, Rama: Në 4 vjet rrugët nuk do

Ambicja e qeverisë Rama II në lidhje me infrastrukturën është që në 4 vitet e ardhshme rrugët e Shqipërisë do të garantojnë siguri dhe nuk do të kërcënojnë jetën e askujt. Këtë e deklaroi kryeministri Rama gjatë prezantimit të buxhetit për infrastrukturën. 

Rama: Ambicja jonë është që në këtë 4 vjeçar ne të bëjmë të mundur që akset tona kombëtare të kthehen të sigurta që garantojnë lëvizshmërinë dhe nuk kërcënojnë jetën e askujt. Në pikëpamje të asaj që infrastukutra garanton, është tjetër gjë aksidentet që shaktohebn për shkak të automjeteve pasi kjo ndodh në të gjithë botë. 

Si do bëhet kjo? Ne kemi një buxhet 42 % më  të lartë për financimin e infrastrukturës. 42 % më i lartë do të thotë jo pak edhe pse nuk është i majftueshmë për të përfyturuar në një hark kohor për ndryshimin që duam, ama është i mjaftueshëm nëse projektet janë të duhura dhe nëse puna është e duhur që ne të hedhim hapa. Ne do t’ia dalim qoftë me financimin e buxhetit, qoftë edhe nëpërmjet programit 1 mld për rindërtim. 

Disa prej projekteve

-Do të garantojmë përfundimin e rrugës Korçë-Ersekë,  do të garantojmë më në fund edhe çlirimin e një ngërçi disa vjeçar ku u gjendëm për shkak të një gare me mangësi, të një kontrate me mangësi në 2 bypass-et e Fierit dhe Vlorës që më në fund janë vënë në rrugën e zgjidhjes. 

-Jeni njohur me ecurinë e projektit të rrugës së Arbërit. Tani mbetet vetëm finalizimi i kontratës dhe fillimi i punës në terrenm për të mos u ndaluar më. 

-Do bëjmë politikë agresive për sistemimin e kontratave që mos lënë hapësira për mashtrime

/Oranews.tv/

EMISIONET