Rama: Po sulmohet operacioni "Forca e Ligjit"

Rama: Po sulmohet operacioni "Forca e Ligjit"

Në ditën e 105 vjetorit të themelimit të policisë së shtetit shqiptar kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj u shprehën të vendosur në realizimin e operacionit "Forca e Ligjit".

Pa dhënë detaje kryeministri tha se ky operacion po sulmohet dhe se nuk gjente dot arsyen pse.

Edi Rama: Forca e ligjit" një operacion madhor kundër grupeve kriminale për çrrënjosjen jo të bimëve por të gjithë trungut të kësaj veprimtarie të organizuar në territorin e Shqipërisë. Kjo është arsyeja që unë nuk gjej dot arsyen e sulmit që i bëjnë këtij operacioni i cili nuk është kombëtar por ndërkombëtar jo sepse ne jemi të paaftë për ta bërë këtë betejë por se kjo nuk është e kufizuar brenda republikës së Shqipërisë. Kemi një krim të organizuar ndërkombëtar që do një përgjigje të organizuar.

Në 2017 policia hoqi nga duart e organizatave kriminale mbi 40 milion euro pasuri, ndërkohë që 4 vite më parë kjo shifër nuk kalonte 1 milion euro.

Xhafaj tha se operacioni Forca e Ligjit do të vendosë autoritetin e policisë së shtetit.

 Fatmir Xhafaj:"Operacioni ‘Forca e Ligjit’, siç ka dhe emrin, do të vendosi autoritetin e Policisë së Shtetit dhe punonjësit të Policisë në luftë me krimin dhe organizatat kriminale. Vetëm në dy muaj ka shënuar rezultatet e para premtuese, duke dëshmuar se Policia është e vendosur të godasë intensivisht grupet kriminale, tashmë të identifikuara."

Shqiperia nuk ka me lazarater

Rama: "   Në 2017 Shqipëria doli nga harta e vendeve që kultivojnë e trafikojnë lëndë narkotike. Në 2017 Shqipëria mbylli një plagë të vjetër të thellë e cila pati të gjithë ato infeksione që ne njohim. Pas 2017 sot në 2018 Shqipëria nuk ka as Lazarat as lazaratër të shpërndarë në trupin e territorit të saj.

Rama e quajti procesin e vettingut në radhët e policisë po aq të rëndësishëm sa vettingu që ka nisur në institucionet e tjera të drejtësisë

EMISIONET