Shenjtërimin e humanistes shqiptare Nënë Tereza, kryeministri Edi Rama e ka përkujtuar me një vepër bamirësie.

Sikundër edhe u premtoi në takimin sy më sy, shefi i qeverisë ka zhvendosur nga banesa e shkatërruar familjen e Hysen Zhupanit në Shijak në një banesë të re.

Sikundër shihet edhe në video, transferimi i 5 anëtarëve të Hysen Zhupanit do të jetë provizor. Ministrja e Mirqënies Sociale Ogerta Manastirliu shpjegon se puna për rikonstruksionin e shtëpisë së tyre ka nisur dhe me përfundimin e saj ata do të rikthehen sërish atje.

Ministrja gjithashtu dhuroi çanta dhe mjete mësimore për tre fëmijët e çiftit Zhupani.

Dhe për tu kthyer tek "Nënë Tereza", Rama thotë se në këtë ditë të bekuar e para fjalë që kujton prej saj është fjala që e

ndihmon shpesh në të përpjetat e të tatëpjetat e rrugës së tij:  "Më mirë të ndezësh një qiri, sesa të mallkosh errësirën".

"Ditë të paqme", uron Rama.

/Ora News.tv/