Rama mbledh grupin në ish-vilën e Enver Hoxhës. Ja ku do jetë Kryeministri ditën e protestës

Kryeministri Edi Rama dhe drejtuesit e lartë të PS kanë vendosur mbrëmjen e së martës strategjinë e zgjedhjeve vendore në vilën 31, të njohur si vila e ish-diktatorit Enver Hoxha.

PS vendosi të hapë fushatën në 1 qershor në orën 19:00 në parkun Olimpik të Tiranës. Vendimi është marrë në darkën e punës ku morën pjesë kryeministri Edi Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, si dhe shtabi i selisë rozë.

Në të ishin pjesëmarrës edhe 30 funksionarë të tjerë përfshirë deputetë, ministrat përgjegjës politik të qarqeve si dhe të gjithë njerëzit e angazhuar në fushatën elektorale të socialistëve.

Një nga pikat e miratuara është edhe organizimi i komunikimit me zgjedhësit, miratimi i kalendarit të aktiviteteve si dhe spotet që do të përdoren ne fushatë.

Hapja e fushatës së PS do të nisë një ditë përpara se opozita të zhvillojë protestën e radhës të dielën e 2 qershorit. Në të njëjtën ditë Rama do të jetë në Lezhë, ku do të kandidojë Pjerin Ndreu, i cili do të ketë përballë dy kandidatë të tjerë.


FOTO TE TJERA



EMISIONET