Rama mat forcat në basketboll, por humb me nder. Tregon kush luan më mirë, ai apo Olsi

Rama mat forcat në basketboll, por humb me nder. Tregon kush luan më

Në rikthimin e tij pas 7 vitesh, emisioni "ASIST", promotor i zhvillimit të basketbollit pas luftës në Kosovë, priti si mysafir të parë kryeministrin Edi Rama, ish-basketbollist i Dinamos dhe Kombëtares shqiptare.

Në studion e konceptuar si një fushë basketbolli, Rama dhe moderatori matën forcat në këtë sport. 

“Kush humb, bën atë që kërkon kundërshtari”, ka qenë kushti që i vendosi gazetari.

“Ne në Shqipëri i kemi ndaluar bastet, por këtu në Kosovë i keni ndryshe ligjet… por po fitova s’dua gjë, po humba kërko ti çfarë të duash”, i ka thënë Rama, ndërsa duket se bastin e kanë lënë me një darkë në Tiranë.

Por si duket kushtet e pabarabarta, pasi Rama ishte veshur me kostum zyrtar, e nxorën këtë të fundit humbës.

Shefi i qeverisë zbuloi se basketbolli ka qenë një dëshirë e tij dhe se sporti e ka ndihmuar shumë në gjendjen e tij shëndetësore.

Rama: Ka qenë dëshira ime dhe nga një anë presioni që kur ishe i gjatë në atë kohë duhet të ishe basketbollisht. Nga ana tjetër edhe pranimi  nga ana e prindërve, sepse unë kam pas vuajtur nga një astmë alergjike dhe sporti më  ka ndihmuar shumë.

Se kush ishte më i mirë në basketboll, ai apo i vëllai Olsi, Rama ka këtë përgjigje:

Rama: Nuk e di, ai ishte më i talentuar, unë më i vullnetshëm.

Rama tha se si lojtar, e ka karakterizuar kokëfortësia.

EMISIONET