Kryeministri, Edi Rama, e shikon një rast të izoluar shfaqjen që ekstremistët grekë dhanë sot në Bularat gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kaçifas.

Rama: Nuk është ky në Bularat, Greqia dhe as greku. Ajo që pamë është një segment folklorik. Greqia, asnjëherë nuk ka qenë armiku ynë. Minoriteti grek është i nderuar dhe është i respektuar.

Shefi i qeverisë thekson se ngjarja nuk ndikon në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Rama: Greqia si çdo vend ka gomerët dhe derrat e vet.

Rama thotë se marrëveshja e detit me shtetin helen nuk ka përfunduar, teksa thekson: "Nuk kemi asnjë centimetër det pqr të falur, por do korrigjojmë gabimin e bërë në 2009".

Kreu i qeverisë deklaroi "Real Story" se nuk ka pasur asnjë diskutim mes tij dhe Presidentit të Turqisë mbi marrëveshjen e detit me Greqinë.

Rama: Është një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë.

/Ora News.tv/