Rama "lëshon" Vangjush Dakon: Është njeri i lirë, duhet të përgjigjet me të vërtetën

Rama "lëshon" Vangjush Dakon: Është njeri i lirë,

Kryeministri, Edi Rama, duke komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane "Bild" në lidhje me dosjen "339" thotë se Vangjush Dako nuk është më kandidat i bashkisë së Durrësit dhe duhet të përgjigjet për të vërtetën.

Edi Rama: Jemi në kushtet kur kryetari i Bashkisë së Durrësit nuk është më kandidat për kryebashkiak por një njeri i lirë dhe duhet të përgjigjet me të vërtetën. Dhe nga ato se ça kam mundur të shikoj nga përgjimet vërej se kam një neveri me ato se ça thuhet. E rëndësishme është të kuptohet sa këto muhabete ne telefon janë të materializuara në fakte apo janë muhabete mes njerëzish që mendojnë se mund të zgjidhin hallet e globit.

Arian Vasjari: Për mua Dako do duhet të ishte larguar që në momentin kur dolën përgjimet. Madje, ju duhet ta kishit shkarkuar që në atë moment.

Edi Rama: Nga pikëpamja morale, nuk keni çfarë të diskutoni me mua. Do kishit nëse sot Dako do të ishte përsëri kandidat. Skandali është që kjo çështje është mbajtur për 2 vjet dhe është perdorur nga një parti politike. Keni dyshim që këtë e kanë nxjerrë prokurorët apo që ka kaluar përmes PD?

Rama thotë se në tërësi përgjimet i neverit pasi kanë tendence të devijimit nga e vërteta.

Edi Rama: Sa i takon çështjes së publikimeve nga "Bild", unë them se ajo ka disa aspekte. Së pari unë kam neveri nga përgjimet pasi janë shumë të rrezikshme në aspektin e devijimit nga e vërteta dhe se mund të nxjerrin nga konteksti e mund të të fusin në një kontekst të gabuar.

E megjithatë kryeministri është i qartë kur thotë se: "Unë mbaj përgjegjësi për gjërat që flas vetë dhe gjërat që bëj vet. Nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për ato që flasin të tjerët".

Deklaratat Rama i bëri në emisionin" Real Story" me gazetarin Sokol Balla.

EMISIONET