Rama ironizon opozitën: Skllavja Izaura dhe Ezeli në versionin "Luli dhe Mona"

Rama ironizon opozitën: Skllavja Izaura dhe Ezeli në versionin

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj të gjithë atyre që e akuzojnë se lojrat e fatit po i ndalon për të hequr vëmendjen nga situata aktuale. Nga foltorja e Kuvendit, ai ironizoi opozitën, e cila nuk merr pjesë në Kuvend duke i krahasuar Bashën dhe Kryemadhin me personazhet telenovelave "Ezeli" dhe "Skllavja Izaura".

Rama:  Një bast do ta fitonte PD, kush shpif më shumë në njësinë e kohës. S'do kishte gola, s'do kishte korren, s'do kishte penallti as në Egjipt as në Malajzi që do konkurronin golat, korrnet e shpifjeve të PD.

Vota në bllok e PS do të tregojë qartë se kush janë këta, që nuk janë. Këta që s'janë kush janë?! Këta që janë të angazhuar me mish dhe shpirt me gjitha atë mish dhe atë pak shpirt që i ka mbetur për të sakatuar këtë milet me shpifje nga mëngjesi deri në darkë.

Krimi, krimi, krimi, droga, droga, droga, leku, leku, leku. Tre gjerat që i kanë të fiksuara në kokë sepse janë tre gjerat me të cilat janë marrë vetë ose nuk kanë arritur ti luftojnë kur ishin vetë.

Me e bukur që kam dëgjuar këto ditë ka qenë një shprehje: E bën Edi Rama këtë për të tërhequr vëmendjen. Pra gjithë kjo luftë frontale bashkë me goditjen e grupeve të krimit të organizuar janë të gjitha për të tërhequr vëmendjen.

Po nga duam ta tërheqim vëmendjen, se nga është vëmendja? Nga Babalja, na iku Babalja nga ekrani. Nuk po e ndjek më populli me interes telenovelën, në momentin kur po bëhej gati të dilte një aktor tjetër. Nga  Ezeli i PD, nga Izaura nga "Skllavja Izaura" në versionin Luli dhe Mona. Nga këto po e tërheqim vëmendjen dhe po merremi me gjëra që në fakt nuk janë ndonjë gjë e madhe.

Rama: Klientë të basteve burrat me ndihmë ekonomike

Kryeministri Edi Rama bëri publike një fakt që deri tani nuk ishte publikuar për lojrat e fatit. Në Kuvend ai tha se në bashkitë e vogla, klinetë të rregullt basteve janë personat me ndihmë ekonomike, por kjo tha kryeministri nuk do të tolerohet.  

Rama: Pikat e basteve në qytetet më të vogla kanë si klientë të pandarë një numër të konsiderueshëm burrash apo djem nga familje me ndihmë ekonomike. Ndihma ekonomike merret dhe hidhet në bixhoz. Kjo është arsyeja pse duhet të forcojmë ligjin për ndihmën ekonomike. Së pari të garantojmë që s'ka burrë që prek ndihmën ekonomike. Ndihmën ekonomike do ta marrin gratë ta cojnë në shtëpi.

Nga ana tjetër duhet në ligj të garantojmë se pas mundësisë së dytë për punë të refuzuar t'i e humbet ndihmën ekononike dhe nuk mund të regjistrohesh si i papunë muajin e ardhshëm, por vitin e ardhshëm.

EMISIONET