Rama: Jemi gati që tarifat ti mbështesim sipas kategorive edhe më shumë se 50%

Rama: Jemi gati që tarifat ti mbështesim sipas kategorive edhe më

Kryeministri Edi Rama nuk është dakord me përgjysmimin e tarifave për studentët, por del me një tjetër propozim.

Në komunikimin  live në fb, shefi i qeverisë tha se është i gatshëm që tarifat e studentëve ti mbështesë sipas kategorive edhe më shumë se 50%.

Rama: Asnjë tarifë nuk ka ndryshuar nga 2014, reforma nuk ka prekur tarifat. Tarifat në 2015 u vendosën nga Universiteti si pjesë e autonomisë universitare. Në Malin e Zi ka pak të ardhura më shumë se ne dhe tarifa në bachelor është 1500 euro, në Serbi 4-12 herë më shumë shkojnë tarifat. Ne jemi gati që tarifat ti mbështesim sipas kategorive më shumë se 50% nga taksat, por është paketë. Nuk mund të jetë kështu: O ba, dua lekë.

Sipas tij, tarifat keqmenaxhohen nga Universitetet, por nuk vidhen. "Kur flasim për arsimin kohë paqeje nuk na dëgjon njeri", tha Rama.

 Ai shtoi se buxheti i arsimit ka shënuar rritje nga 2014.

Rama: Financimi, ju kanë rrokanisur kokën.Unë flas me fakte.Është rritur apo nuk është rritur buxheti i arsimit të lartë nga 2014 në këtë vit? Sot është mbi 8 miliard. Financimi nga të ardhurat e Universiteteve, tarifat ishte 41 miliard dollarë  në 2014 dhe është 41 miliard dollarë. Nuk ka rritje. Studentët paguajnë për sistemin bachelor çdo ditë sa një kafe në rastin më të lirë dhe sa një kapuçino në rastin më të shtrenjtë. 

Tarifat patjetër jam gati dhe jemi gati ti rishikojmë, jo tarifat por ndihmën e shtetit  dhe qeverisë. Ne do tu japim nga buxheti 50%. Atyre me 9 dhe 10 ua paguajmë ne të gjitha. Pse mos t'ua heqim fare atyre që janë më ndihmë ekonomike? Të gjithëve t'ua bëjmë me 50%? Unë nuk mendoj kështu. Studentët kanë të drejtë që nuk e mbajnë mend kur ishte më keq. Keni dëgjuar dhe një mit tjetër për numrin e studentëve.

EMISIONET