Audio-përgjimi, Rama paralajmëron me burg ata që fshihen pas kësaj "loje"

Audio-përgjimi, Rama paralajmëron me burg ata që fshihen pas

Kryeministri, Edi Rama, deklaroi sot se në gjykimin e tij politik Fatmir Xhafaj është i përshtatshëm për të vijuar detyrën e Ministrit të Brendshëm.

Në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se ai nuk ka asnjë lidhje me veprimtarinë e kahershme të vëllait.

Shefi i qeverisë këtë qendrim e mbështeti edhe tek fakti që sipas tij audio-përgjimi i publikuar nga PD është mashtrim.

"Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen shkencore të kryer në një nga laboratorët më shkencorë të botës. Mua ajo përgjigje më mjafton" tha Rama.

Por Kryeministri nënvizoi se kjo çështje është sfidë e drejtësisë, fillimisht prokurorisë dhe më pas gjykatës qe tu japin shqiptarëve provën e së vërtetës ose duhet të provojnë shkencërisht autenticitetin e audio-përgjimit.

Kreu i socialistëve paralajmëroi se në rast se Xhafaj del i pastër edhe ligjërisht, "kush e organizoi këtë lojë të neveritshme për të çoroditur dynjanë përmes një mashtrimi të tillë publik dhe për të goditur Shqipërinë frontalisht në sytë e botës në këtë moment historik duhet të paguajë sipas ligjeve të kësaj republike për këtë lloj mashtrimi që përcaktojnë dënimin me burg".

Edi Rama: Ka marrë vendimin e tij për të shkuar me këmbët e veta në burg për ta kryer por kjo vlen, pra parimi që askush nuk është mbi ligjin, edhe për qeverinë që nuk mund ta ndalonte dhe çonte në Itali duke shkelur ligjet që përcaktojnë kornizën e veprimtarisë së saj. Por të ishte kjo e mundur do të ta kishte bërë qimja që nuk ndërron zakon dhe mbetet i njëjti.Ky ka qenë qëndrimi i asaj qeverie dhe ky është, ky është edhe qëndrimi i qeverisë sonë dhe imi personal si Kryeministër. Për mua nuk ka pasur asgjë të panjohur në këtë histori.

Po bëj një parantezë, i takon një opinioni se bëhet fjalë për një vëlla jo dosido por për vëllain e Ministrit të Brendshëm prandaj ky i fundit nuk duhet të ishte Ministër i Brendshëm. Asnjëherë unë nuk i kam parë të lidhura këto, jo vetëm sepse ne jetojmë në një sistem ku çdokush mbi 18 vjeç varet nga këmbët e veta në raport me rrugën e ligjshmërisë por edhe pse deri kur doli ky materiali i prezantuar si audio-kompromentues i lidhjes fatale mes dy vëllezërve, nuk pasur asnjë lloj fije dyshimi apo supozimi që të lidhte veprën e kahershme kriminale të njërit vëlla me veprimtarinë kurrë të kontestuar ligjërisht të vëllait tjetër.

Lidhur me marrëzinë e nenit që inkriminon medemek Ministrin e Brendshëm për të shpëtuar tinëzisht të vëllanë nga ekstradimi i mundshëm, unë nuk kam çfarë shtoj sot pasi është shprehur vetë Komisioni Europian që ka sqaruar gjithçka. Por ama çdokush që ka ngrënë këtë llokum si llokum dhe qofte të zgarës së SHQUP-it duhet të vërë mend në çdo rrjet social dhe mjedis social që herë tjetër të mos e marrin më kaq lehtë për budalla, as qoftja e Saliut Luli, as llokumi i Monës Titi. Sa i përket materialit audio-kompromentues për të cilin Saliu deklaroi se është një përgjim i realizuar me kujdes dhe shtoi se dëshmitarin nuk e nxjerrim se kemi frikë se mos na e vrasin. Unë e kam marrë mbrëmë përgjigjen shkencore të kryer në një nga laboratorët më shkencorë të botës. Mua ajo përgjigje më mjafton.


Po bëj një parantezë jo për të vënë ulërimën ndaj hetimit, apo për të influencuar hetimin apo bërtitur montazh montazh, por më mjafton tu them juve se nuk jemi absolutisht përpara asnjë lloj prove kompromentuese për Ministrin e Brendshëm, por përpara një mashtrimi të opinionit publik dhe atij ndërkombëtar me një material jo autentik me të cilin synohet destibalizimi i qeverisjes dhe mundësisht shkatërrimi i segmentit të fundit të rrugës për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Dje pasdite radio SHQUP-i e ka shpërndarë përmes emailit si Breaking News me titullin sharlatanez në çdo adresë emaile në Europë, parlamentarësh, Ministrish të Jashtme, qeveritarësh.

Një tjetër overdozë balte për të rekrutuar mundësisht por sigurisht për të mbajtur të motivuar deputetë nëpër Europë që tu bien ndesh hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe sot të vënë kujën nëpër korridoret e parlamenteve të tyre, kafenetë e tyre duke tu treguar të tjerëve se çfarë hataje ka ndodhur në Shqipëri. Kush mund t'ia bëjë këtë vendit të vet, askush nuk ja ka bërë në asnjë vend ku ka pasur njëmijë e një probleme edhe me krim, edhe me korrupsion dhe të korruptuar dhe ministra, që kanë qenë në proces negociatash me BE.

Asnjë armik nuk do ja bënte dot Shqipërisë me këtë zell dhe pasion dhe çdo armik do të shikonte tek kjo opozitë kanakarin e vet.Por qoftë përgjigjia që unë kam marrë nga analiza shkencore e materialit audio, qoftë nga informacionet e grumbulluara nga burimet e referuara më lart prej të cilave nuk ka asnjë indicie të asnjë veprimtarie të paligjshme të vëllait të Ministrit të Bendshëm, nuk kanë asnjë vlerë ligjore konkluzive.Më mjaftojnë mua si kryeministër për të krijuar bindjen se Ministri i Brendshëm duhet të vazhdojë të kryejë detyrën por nuk e bëjnë asnjë çikë më pak urgjente nevojën për një hetim shterues të prokurorisë.Sepse mua në këtë rast më takon gjykimi politik por jo ligjor dhe ai penal në asnjë rast.

E përsëris me forcë, nesër e bën kryetari i grupit parlamentar në adresë të prokurorisë, dua të ndaj me publikun bindjen time se kjo është një sfidë e madhe e drejtësisë. Në këtë sfidë prokuroria më parë dhe gjykata më pas duhet tu japin shqiptarëve provën e së vërtetës ose duhet të provojnë shkencërisht autenticitetin e audio-përgjimit ose pastaj askush me çfarëdo imuniteti politik nuk do të luajë qensh në këtë vend me dinjitetin e njerëzve të këtij vendi, gjakun e tyre që trajtohet si ujë për tu helmuar çdo ditë.

Në rast se del se të akuzuarit, Ministri dhe vëllai i tij nuk kanë asgjë për të paguar, se në rast se del kundërta kjo nuk do diskutim që ne nuk jemi si këta, kush e organizoi këtë lojë të neveritshme për të çoroditur dynjanë përmes një mashtrimi të tillë publik dhe për të goditur Shqipërinë frontalisht në sytë e botës në këtë moment historik duhet të paguajë sipas ligjeve të kësaj republike për këtë lloj mashtrimi që përcaktojnë dënimin me burg.Ky nuk mund të jetë një vend që për një deputet kërkohet burg në parlament 24 orë pasi dalin në gazetë muhabetet e trafikantëve ndërsa për një dorë politikanësh, po ashtu deputetë, që kërkojnë të çmendin dynjanë me një aktor dhe bashkëpunëtor X të mos zhvillohet një ndjekje penale shembullore dhe të mos jepet një ndëshkim penal shembullor. Ky vend nuk mund të jetë kështu. Ne vërtet nuk jemi njësor por drejtësinë e duam njësoj për të gjithë.


EMISIONET