Rama i vendosur të dënojë shpifjen: Gjysmagjelat politikë e mediatikë s'meritojnë as supë burgu

Kryeministri, Edi Rama, ka mbrojtur sërish propozimin e tij për hartimin e një ligji që dënon shpifjen. Në një postim në twitter, Rama thotë se shpifja dënohet me burg në 25 vende të BE.

Për Kryeministrin, gjysmagjelat tanë të majmur nga xhepat e nga trutë, që kanë bërë karriera politike e mediatike duke sharë e akuzuar pa prova, s'meritojnë as 1 supë burgu.

Rama thotë se ata thjesht do të paguajnë gjobën e ndotjes për çdo fëlliqësi që u jashtënxjerr goja.

Paketa antishpifje ka shkaktuar reagime të shumta, duke e akuzuar kryeministrin për shkelje të lirisë së shprehjes.

EMISIONET