Rama nuk tërhiqet nga data e zgjedhjeve: Në 31 maj çelim fushatën

Rama nuk tërhiqet nga data e zgjedhjeve: Në 31 maj çelim

Në kulmin e tensioneve politike, PS ka vendosur të përgatitet për nisjen e fushatës zgjedhore. Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetët që të paralajmërojnë elektoratin për pasojat që do të kenë ata që angazhohen në prishjen e votimit, madje duke u thënë se do tu ndalohet e drejta për të shkelur në BE dhe SHBA. 

Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet nga zgjedhjet vendore. Më 31 Maj PS do të hap fushatën elektorale me 61 kandidatët për kryetar bashkie dhe këshilltarë në Pallatin e Kongreseve.

Kryesocialisti ka paraqitur programin në mbledhjen e grupit parlamentar ku mësohet se ka kërkuar që në takimet që do të organizohen të bindin zgjedhësit të dalin ne votime dhe të flasin mbi atë çfarë rrezikojnë nëse do të tentojnë të dëmtojnë procesin e  zgjedhjeve vendore. Madje një nga pikat që do të flitet në takimet me elektoratin do të jetë  heqja e së drejtës për të shkelur në SHBA dhe BE nëse do të cënojnë procesin e 30 qershorit.

Ashtu si në takimin e së shtunës me kandidatët për kryebashkiakë, Edi Rama u ka lënë porosi deputetëve që të mos provokohen nga mbështetësit e opozitës, por në rast incidentesh t’i regjistrojnë ata.

Në mbledhjen e grupit është diskutuar edhe për punësimet, ku është  kërkuar që të heqin dorë nga punësimet partiake dhe të eliminohet arroganca në çdo hallkë të qeverisë. Madje për këtë kryeministri ka folur edhe në takimin për bashkëqeverisjen.

RamaNë 30 qershor, ndër të tjera, do të zgjedhin edhe për të pasur akses të drejtpërdrejtë si qytetar tek çdo kryetar bashkie për të cilin kanë dhënë ose nuk kanë dhënë votën e tyre, por që me votën e qytetarëve do të jetë aty në detyrë për katër vitet e ardhshme.

Nisja e fushatës prej mazhorancës vjen në kulmin e tensioneve politike. Opozita do të zhvillojë në datën 25 protestën e 6 kombëtare, madje pas kësaj është paralajmëruar dhe përshkallëzimi i reagimit, duke kërkuar krijimin e një qeverie kujdestare për organizimin e zgjedhjeve të lira si  dhe largimin e Edi Ramës si kryeministër.

EMISIONET