Rama i përgjigjet qytetarit për varfërinë: Ja dallimi mes meje dhe teje!

Rama i përgjigjet qytetarit për varfërinë: Ja dallimi mes

Marrë shkas nga vizitat e fundit të kryeministrit Edi Rama në familje shqiptare të varfëra, reagimet kanë qenë të shumta. I tillë ishte edhe një  reagim në komentet që kryeministri ka zgjedhur t'i japë përgjigje.

Komenti nga Blerim Shehu: Mirmëngjes Zoti kryeministër, ju përgëzoj që keni ra me këmbë në tokë dhe dilni e shihni ndonjëherë realitetin shqiptar. Por disa pyetje kisha unë.

Ju si mendoni a do te arrish dot të shuash varfërinë e skamjen që ka pllakosur Shqipërinë me këto vizita që bëni njëhere në 2 javë nëpër këto familje? Jo për gjë, po dhe montazhi dhe përpunimi filmik do kohën e tij.

Ku ishit këto 5 vjet?

Për rastin e asaj familjes nga Shijaku , atë zoterinë e mbaj mend që para dy viteve që vinte të OSHEE se ja kishin prerë dritat për shkak të mospagimit të faturave, lutej për tja rilidhur por stafi nuk e bënte këtë gjë se do arrinte objektivat e faturimit që kishin ardhur nga Tirana.

A nuk e dinit që atëhere se ka familje të tilla në këtë gjendje?

A nuk është më mire të ndiqen politika sociale duke i punësuar ,duke i përjashtuar nga disa detyrime ndaj shtetit, duke ju lidhur ndonjë ndihmë financiarë si shtresë në nevojë e jo si një , dy apo tre familje sepse me këtë ritëm deri ne 2021 maksimumi do të rregulloni 100 familje. Duke llogaritur dhe sa kohë do që të bëhet një film me metrazh të shkurter. Jo për gjë por supozohet se këto gjëra duhet të bëni se jeni dhe parti e majtë.

Gjithsësi përgëzime!

Më mirë vonë dhe pak se sa kurrë dhe hiç!

Përgjigjia e Edi Ramës: Sa e kam shkelur unë kryq e tërthor Shqipërinë nuk e kanë shkelur të gjithë politikanët e marrë sëbashku në të 30 vitet afro të kësaj historie. Ja njoh gjymtyrët dhe damarët këtij vendi dhe jetoj me realitetin e këtij vendi aq sa nuk të vë dot asnjë faj, as ty dhe askujdo që nuk e ka idenë sesa gabon kur mendon të kundërtën. Pastaj sa i zoti jam që dhimbja dhe shpresa që më ushqen kontakti i pandërprerë me realitetin, t'i kthej në fuqi ndryshimi dhe janë rezutate konkrete për njerëzit, kjo është temë tjetër. Por le të qëndrojmë tek komenti yt. Jo Blerim, unë nuk kam si ta mendoj që do shuaj skamjen me vizitat në shtëpitë e atyre që jetojnë në kushte skamje. Por unë nuk mendoj, as që këto vizita nuk janë humbje kohe sic shkruan ti. Arsye që zgjodha komentin tend, nuk është kjo arsyeja, por pyetja jote: Ku isha këto 5 vjet?! Ta them unë, isha në krye të qevertisë miku im, ku për 600 mijë qytetarë të pasiguruar dhe vizita tek mjeku i familjes u bë falas dhe u vendos rimbursimi i barnave si për gjithë të tjerët. Isha në krye të qeverisë kur u hoq taksa 10% e barnave dhe shërbimeve mjekësore. Isha në krye të qeverisë kur numri i fëmijëve nga familjet të kategorive të ndryshme në nevojë që përfituan libra shkollorë falas arriti 100640 dhe jam sot në qeveri kur librat po shpërndahen falas nga klasa e parë deri në të katërt. Isha në krye të qeverisë kur përvec librave u vendos kompesimi financiar me lekë në dorë për 59 mijë fëmijë të familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike. Isha në krye të qeverisë kur u hoq ndihma ekonomike e pjesshme dhe sot ka vetëm ndihmë ekonomike të plotë. Isha në krye të qeverisë kur për 2600 të moshuar u vendos pension social, kur deri atë ditë nuk merrnin dot 1 qindarkë nga shteti. Ti e paske njohur Hysenin dhe të paska ardhur keq kur i kishin prerë dritat njëherë e një kohë, ndërkohë që unë sipas teje spaskam pas ra me këmbë në tokë asaj kohe. Dallimi mes meje dhe teje Blerim nuk është se ti ke zemër dhe unë kam një gur aty ku ti ke zemërn, por është se unë kam për detyrë të shoh më larg se ti dhe të më vijë keq jo vetëm për Hysenin dhe Nikon sot, por edhe për fëmijët e tyre nesër. Nëse sot nuk bëhen reformat e dhimbshme për gjenratën e të gjithë prindërve.

EMISIONET