Rama i përgjigjet prerë Metës: Nuk kemi datë për të negociuar për zgjedhjet vendore

Rama i përgjigjet prerë Metës: Nuk kemi datë për

Kryeministri Edi Rama deklaron: " PS nuk ka asnjë pëlqim për të diskutuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Ne nuk kemi datë për të negociuar dhe nuk kemi kushtetutë për të anashkaluar."

Ky ishte reagimi i kreut të qeverisë, njëkohësisht kryetari i PS-se si përgjigje ndaj propozimit që presidenti Meta bërë pak ditë më parë se ishte gati për të rishikuar dekretin për datën e zgjedhjeve.

Rama: Besoj që nuk e lexoj gabim raportin e progresit nëse them se siç ka një sërë detyrash që mund të nxirren, ka edhe një detyrë që duhet nxjerrë nga opozita. Këtë jua lë ju ta komentoni bazuar në çfarë është shkruar në raport. Presidenti në këndvështrimin tim ka shprehur një gatishmëri për tu vënë në dispozicion të një zgjidhje me pëlqimin e partive politike, sepse kështu e përcakton dhe Kushtetuta. 

PS nuk ka asnjë pëlqim lidhur me asnjë diskutim për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Kjo ka lidhje me qëndrimin tonë të prerë. Duhet të fitojë Shqipëria institucionale dhe kushtetuese, që nuk mund t'i nënshtrohet axhendave partiake. Në këtë aspekt në raport me Presidentin qëndroj se “i duhet dhënë Çezarit ajo që i takon Çezarit”. Presidenti nuk e keqkupton reagimin në raport me këtë pyetje. Ne nuk kemi datë për të negociuar dhe Kushtetuetë për të anashkaluar. "

Sot pasdite kryeministri Edi Rama dhe ambasadori i BE-se, Luigi Soreca ishin në konferencë të përbashkët pasi Komisioni europian rekomandoi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri foli dhe per letrat : Nuk ka 6 pa 7 

Kryeministri la të nënkuptojë se nuk heq dorë nga ftesa për dialog me Lulzim Bashën

Edi Rama: "Letrat thonë nuk ka 6 pa 7. Nuk e di, por mbase do të ketë edhe një të 7. Por në 6 letrat që kanë qenë 6 ftesa të përditëshme unë jam përpjekur të bëjë me të mirën. Sa ja kam arritur nuk e di. Pak, por e sigurtë është që në 1 qershor PS do të fillojë fushatën për zgjedhjet e ardhshmë vendore të datës 30. Nuk bëhet fjalë se kush do të jetë kryetari i ri i Bashkisë, por për Shqipërinë e gjeneratës tjetër."

Nëse opozita rrugore do të ndalonte dhe do ti jepte një shans Shqipërisë, jo qeverisë, 100% Shqipëria do të hapte negociatat. I vetmi element i panjohur në këtë ekuacion është opozita rrugore e Shqipërisë.

Lexoni me shume: Shqipëria në BE, Soreca: Nevojë për konsensus kombëtar, politika të lërë ndasitë




EMISIONET