Kryeministri Edi Rama tha se brenda 10 ditëve do të rifillojë shpërndarja e flakonit të domosdoshëm për të gjithë të sëmurët me kancer në Spitalin Onkologjik.

Gjatë fjalës së tij në 26 vjetorin e krijimit të FRESH-t, Rama iu përgjigj mësueses nga Rrësheni, e cila i deklaroi publikisht një ditë më parë se vuante nga kanceri dhe se ilaçi i saj tejet i domosdoshëm i ishte ndërprerë për shkak se mungonte tek Onkologjiku.

Mësuesja Valbona Reçi dje: Ju siguroj, me bindje ju them që ky realitet i imi është e vërteta e vetme dhe vetëm ky realitet është i vërtetë. Të gjithë pacientët duhet ta marrin këtë kurë çdo 21 ditë.

Apeli u be një ditë më parë, por sot  kryeministri Edi Rama shfrytëzoi  26 vjetorin e forumit rinorë të PS për ti premtuar  arsimtares nga Mirdita e diagnostikuar me kancer, se  mungesa e medikamenteve  do të zgjidhet brenda 10 ditësh.

Rama sot: Brenda 10 ditëve të ardhshme ne do ti garantojmë jo vetëm mësueses nga Mirdita, por të gjithë atyre që kanë nevojë për atë ilaç që ilaçi të rifillojë dhe mos ndërpritet më. 

Në aktivitetin e FRESSH nën moton  "Rinia Mundet", kryeministri iu përgjigj opozitës për protestën e thirrur në 27 janar. 

Rama: Përballë të gjithë atyre që janë bashkuar jo për të shkruar sëbashku me shqiptarët historinë e re të Shqipërisë që negocion dhe anëtarësohet në familjen europiane, por për të penguar drejtësinë të bëjë drejtësi dhe Shqipërinë të bëhet më e drejtë dhe të bëhet më e mirë.  

Kryeministri i vendit nuk harroi pa përmendur edhe Integrimin e vendit si një arritje të socialistëve.

Rama: Përpara shqetësimit se kush do të shkojë para drejtësisë nga ata që sot janë në skenën politike, kush do të shkojë përpara drejtësisë nga ata që sot udhëheqin opozitën, shqiptarët që e kanë votuar opozitën e sotme kanë shqetësimin se kur më në fund Shqipëria, familja ime, fëmijët e mi do të jenë pjesë e Europës së bashkuar dhe nuk do të kemi më damkën e të qenit jashtë Europës kur lëvizim nëpër Europë. 

Duke folur për problemet me fqinjët, i pari i qeverisë theksoi se do të zgjidhen me dialog të gjitha problemet, dhe se nuk është strategjike që Shqipëria të bëhet pjesë e BE, por që Shqipëria dhe rajoni të jenë Evropa e Bashkuar.


/Ora News.tv/