Rama i përgjërohet kryebashkiakëve: Përqëndrohuni tek agro-turizmi

Rama i përgjërohet kryebashkiakëve: Përqëndrohuni tek

Rezultatet e këtij sezoni turistik, i cili ende nuk ka përfunduar kryeministri Edi Rama i ndau edhe me kryebashkiakët. Deri tani sipas kryeministrit punësimi është rritur ndjeshëm dhe në arkat e shtetit janë gjysmë miliard euro më shumë nga turizmi.

Detyrat që Rama iu la kryetarëve të bashkive, madje duke iu përgjëruar ishte të fokusohen tek agroturizmi.

Rama: Do t'ju lutesha shumë dhe do t'ju përgjerohesha shumë  që të fokusoheni tek agroturizmi, ndërkohë që potenciali për agroturizmin është kaq i madh dhe të ardhurat që agroturizmi sjell për njësitë vendore janë potencialisht kaq të mëdha, ne detyrohemi të shtyjmë dhe të përsërisim thirrjen për aplikime.

I bojkotuar nga kryetarët demokratë të bashkive, Rama i kërkoi të tijve të nisin punën për sezonin turistik të ardhshëm. Me propozimet e tyre edhe pse do të jenë në mes të fushatës zgjedhore, për të cilët Rama tha se disa prej tyre mund të mos jenë kandidatë.

Rama: Ju ftoj të gjithëve që të bëni reflektimet tuaja për sezonin. Të nxirrni konkluzionet tuaja, që janë më të thella sesa ato tonat sepse ju jeni në tërren përditë dhe të bëni  propozimet dhe kërkesat tuaja për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht se në qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet, shumë nga ju mund të jenë në fushatë, të tjerë mund të mos jenë. Kjo s'ka rëndësi përgatitja për sezonin duhet të fillojë sa më parë.  

Në takim kryeministri vlerësoi këtë takim si më të pastër dhe më të rregullt edhe pse ende sipas tij ka shumë punë për të bërë.

EMISIONET