Rama i interesuar për destabilizim? Zheji: Marrin 12 mln euro për prostituta dhe udhëtime, s'kanë 4 mln euro për banorët

Analisti Artur Zheji dhe eksperti i ekonomisë Pano Soko analizuan mbrëmjen e sotme në Ora News protestën e dhunshme para Kuvendit.

Për Zhejin, ajo që ndodhi sot  ishte një nga shpërthimet e një akumulimi të papërgjegjshëm të konfliktit mes dy poleve.

Ndërsa për Sokon, përplasja gabimisht u orientua popull me popull.

Artur Zheji: Sot ndodh një nga shpërthimet e një akumulimi të papërgjegjshëm të konfliktit mes dy poleve. Polit të superkastës drejtuese, oligarkike dhe ekonomike që nuk e ka fare për frikë, ankth dhe përgjegjshmëri të koncesionojë 20 mln euro për një km autostradë në Tiranë, e shtruar. 40 mln euro gjithësej, me dy-tre vepra arti, nënkalime  dhe mbikalime, natyrisht të shtrenjta. Dhe nuk gjen lek në këtë fond luksoz për të dëmshpërblyer me dinjitet ata të cilët do të preken rëndë nga ky transformim që do ti bëjë mirë anës urbanistike, por dëmton në mënyrë të patjerësueshme dhe të pariparueshme  me këtë qëndrim që ka qeveria deri sot, banorët që janë aty.

Pano Soko: Ajo që ndodhi sot ishte përplasje e popullit me popullin, ndërkohë ata që duhet të ishin vërtet njerëzit me të cilët duhet të përplaseshin duhet të ishte populli kundër atyre që po japin gjithë këto lekë dhe shfrytëzojnë pushtetin. Shteti është marrë me qira nga pushteti dhe po përdoret për interesat e pushtetit.Është marrë policia me qira dhe përdoret për të mbrojtur pushtetin nga populli. Policia vetë është popull. Kryeministri është ndezësi dhe mbajtësi i flakës ndezur edhe sot e kësaj dite.

Por a duhen fajësuar banorët që në këto 28 vite nuk ka pasur shtet?

Zheji: Që në nuk jemi një popull i paqtë dhe kemi kusuret tona individuale, kjo nuk ka dyshim. Unë nuk do kisha kurrë guximin të ndërtoja në një tokë që e shoh të lirë, por që e lirë nuk është gjithmonë. Raporti i shtetit me individin, me qytetarin, pavarësisht se nga vjen dhe kush është ai, është që kur ti krijon precedentin e  një bashkëjetese në paligjshmëri për 28 vjet, praktikisht ti e ke legalizuar atë.

Normalisht nuk mund ta shpronësosh pavarësisht se nuk ka letra, nuk mund ta nxjerrësh jashtë pavarësisht se nuk ka letra një njeri që ka 28 vjet që jeton aty dhe ka krijuar mikrobotën e tij dhe një realitet alternativ që nuk është i mbështetur në ligj, por në ekzistencë. Këto janë gjëra që gjithë bota i ka zgjidhur.Nuk mund të kujtohet kryeministri sot dhe të thotë nuk ka asnjë kompromis, të ikin të lirojnë shtëpitë, boll kanë bërë kështu se kjo kohë ka mbaruar. 

Mund të shënojmë një listë të gjatë gjërash abuzive që qeveria bën dhe nuk jep llogari. Por ama nuk ka kush forcën ta nxjerrë jashtë.Është një qëndrim harbut, i pashpjegueshëm. Por kam një teori tjetër, Rama ka dëshirë të përplaset sepse do të rrisë reputacionin e vet të nëpërkëmbur kohëve të fundit duke bërë arrogancën e pushtetit që është më i forti me më të dobëtit.

Soko: Mënyra si po sillet shteti në këtë histori ka qasje të ngjashme me atë që ndodhi në '97. Pse ka trajtim të dyfishtë, dikush e ka legalizuar për shkak të radhës se ka qenë më përpara, të tjerë jo.

Zheji: Është radha dhe zarfi. Mund ta tejkalosh radhën nëpërmjet zarfit. Pjesa më e goditur është pjesa që nuk ka pasur zarfin.

Zheji shkon dhe më tej kur thotë se Kryeministrit mbase i intereson destabilizimi i vendit.

Zheji: Sot në parlament foli me gjuhë përjashtuese. Jam shumë dyshues për përplasjen që u bë sot në Kuvend, më vjen shumë keq për atë vajzën që humbi gishtat, për policin tjetër. Gjëja më e shëmtuar në një situatë kur tensionet politike shkojnë në paradhomën e diktaturës siç po shkon Shqipëria sot është lufta midis të varfërve, të varfërit me uniformë që janë policët dhe të varfërit që protestojnë.  Banorët e Unazës do të vazhdojnë të protestojnë ndërkohë që kemi një paralajmërim të butë nga Ministri i Brendshëm që mos e trajtoni tolerancën  e policisë për dobësi. 

Do kemi reagime më të ashpra,  kjo mua më shqetëson. Nëse kjo ndodh do kemi pasoja. Është një person i kthjellët ky njeri që e do këtë? Rama po harxhon kaq shumë lekë për 2.2 km saqë aty brenda janë dhe lekët për të qetësuar njerëzit në mënyrë normale.Mos ka ky një konspiracion brenda vetes për ta çuar vendin në një kolaps, një përplasje sociale sepse trembet nga diçka e tretë. Mos i intereson destabilizimi sepse jemi në prag të destabilizimit.

Teksa sot u shënua plot 19 ditë protesta të banorëve në mbrojktje të shtëpive të tyre, Pano Soko thotë se dëmshpërblimi për banesat  e palegalizuara në zonën e Astirit shkon 4-5 mln euro.

Soko: Mesatarisht vlera e përllogaritur për  rreth 210 banesa, objekte  të cilat nuk do të legalizohen do të shkonte 4-5 mln euro. Me 2.5 milion euro mund të ndërtohej një km rrugë.

Zheji: Vetëm zarfi i një drejtuesi të ndershëm që është ke 10%, në 40 mln euro janë 4 mln euro. Zarfi që të gjitha palët i thonë faleminderit njëra-tjetrës është ky 4 milionëshi.  Tani mesa di unë zarfi ka shkuar mbi 30%, që i bie 12 mln euro. Ky është momenti korruptiv.

Këta janë kaq të pafytyrë sa duan të marrin 12 mln euro për prostituta, shampanjë, udhëtime, për Gucci, për Hermes, çdo lloj orgjie që bëjnë dhe ti lënë njerëzit në rrugë të vdesin për bukë, të vdesin nga i ftohti, nga një qënie sociale të bëhen kafshë sociale, barbonë dhe lypës. Dhe thonë pastaj pse me gjuan ky me mjete të forta. 

Po normale zotëri. Ti lekët që po mi merr mua taksa mi bën prostituta dhe udhëtime dhe më lë mua në rrugë, të vdes nga i ftohti! Protestuesit kanë bërë pak. Nuk është njeri kundër luksit dhe të pasurve, por nuk mund të lejojë njeri polirazimin.



EMISIONET