Nuk ndodh shpesh që kryeministri Edi Rama të prezantojë zv/ministrat e kabinetit të tij, një post pa shumë kompetenca, por ndryshe ndodh me Sandër Lleshajn.

Pas emërimit nga qeveria si zv/ministër dhe pas shkarkimit nga Parlamenti të Fatmir Xhafajt, kryeministri Edi Rama ka shoqëruar për në zyrat e Ministrisë së Brendshme Lleshin për ta prezantuar me stafin e ngushtë.

Derisa të dekretohet nga Presidenti i Republikës, ai do të jetë de fakto ministër i Brendshëm, kompetencat për të cilin janë deleguar.

Lleshi ka 'përkrah' edhe 4 zëvendësministra të tjerë. Ai është pritur edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Z.Sandër Lleshaj ka mbajtur 5 vitet e fundit detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare.

/Ora News.tv/