Kur pedagogët i dhanë 10 ditë kohë afat për zgjidhjen e ngërçit të krijuar në universitet, ndryshe do të nisin një grevë duke bllokuar procesin mësimor kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me akademikët.

Rama tha se pedagogët duhet të zgjinin vetë problemin sepse nëse do të ndërhynte qeveria ishte faza e fundit që nënkuptonte prerje kokash.

Rama nukf shehu dot cinizmin ndaj pedagogut Mark Marku i cili deklaroi se nuk kishin shkumësa as letra A4 për provimet e studentëve.

Edi Rama: "Kujt ja kërkoni zgjidhjen për probleme të brendshme. Nuk ndërhyn qeveria. Jeni të zgjedhur flamurin e autonomisë e keni tundeni. Ne nuk mbajmë monopolin e tundjes së flamurit. Çfarë kërkoni ne nuk ndërhyjmë! Kjo punë ka marrë fund. Jo zgjidhet të gjënden brenda universitetit. Të gjinden me debat e vendimmarrje.  Si mund të çohet një profesor e të thotë s'kemi shkumësa. Deri ku mund të shkojë absurdi televiziv."

Pedagogët tregojnë për hendekun që krijon reforma e arsimit të lartë.

Edi Rama: "Ligji i arsimit të lartë sapo ka lindur. Nuk diskutohet"

/Ora News.tv/