Rama flet për herë të parë për gazin: Kujtoni se e kanë prodhuar oligarkët?

Rama flet për herë të parë për gazin: Kujtoni se e

Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp nga ambjentet e Kryeministrisë është shprehur për hërë të parë për gazin lotësjellës që përdoret kundër protestuesve në protestat e opozitës.

Rama ka thënë se gazi importohet nga jashtë dhe është në përputhshmëri me cdo mjet demokratik, sa i përket përdorimit dhe hedhjes në protesta.   

Rama: Si është kjo historia e gazit? Gazi që përdor policia mos ndoshta dikush kujton se e kemi shpikur në laboratorin e programit të PS? Apo mos kujton dikush se e kanë prodhur për ne oligarkët?! Gazi eshtë një lëndë importi për tu perdorur në çdo vend demokratik. Kam parë protestat në Francë dhe kam dëgjuar lloj lloj çudirash. E kam thënë kam thënë që qëkur doli facebook-i ka edhe atje shpërthim të madh. 

Nuk kam dëgjuar kurrë një të thotë po na helmon qeveria me gaz. Pse shkon atje dhe hedh molotov?



EMISIONET