Gjatë intervistës për "Euronews", kryeministri Edi Rama ka ripërsëritur se ai është kundër "Shqipërisë se Madhe". 

"Endrra ime - tha Rama- është Evropa e Madhe. 

Edi Rama: “Unë gjithmonë kam thënë se kam një ëndërr që në të bashkohemi nën një qiell të Bashkimit Evropian dhe kurrë nuk kam ëndërruar për një 'Shqipëri të Madhe' sepse kam ëndrra të mëdha, për një 'Evropë të Madhe', me të gjithë shqiptarët brenda”.

Rama tha se shqiptarët në Ballkan kurrë nuk kanë qenë në pozitë më të mirë se sot.

Edi Rama: Në Kushtetutën tonë, ne kemi detyrimin për të mbrojtur shqiptarët jashtë vendit kudo, por në të njëjtën kohë mendoj se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të mirë se sot, kudo që jetojnë. Pra, në Kosovë, ata kanë shtetin e tyre tani. Në Maqedoni, ata janë pjesë e një revolucioni të vërtetë në drejtim të ndryshimit të qasjes ndaj gjuhës shqipe dhe ndaj popullit shqiptar. Në jug të Serbisë, shpresoj se kushtet e tyre do të përmirësohen, duke u bazuar edhe në faktin se serbët në Kosovë trajtohen shumë më mirë”.

/Ora News.tv/