Rama e Tsipras: Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti

Rama e Tsipras: Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti

"Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti mes Shqipërisë dhe Greqisë". Kështu janë shprehur dy kryeministrat Edi Rama dhe Aleksis Tsipras gjatë një takimi që kanë zhvilluar në Samitin e Londrës.

Në njoftimin e kryeministrise thuhet se "Dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vleresuan arritjet e deritanishme".

"Ndonëse ka endë çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti", thuhet në deklaratë.

Më parë ministri i Jashtëm Nikos Kotzias ka deklaruar se  janë zgjidhur çështjet e vogla, ndërsa tani është radha e çështjeve të mëdha, sic është ajo e detit. Por ai ka shtuar se palët nuk kanë disktuart mbi cështjen came. Ndërsa ministri Ditmir Bushati ka thënë se çështja çame përfshihet ndër pikat e heqjes së ligjit të luftës.

Rama: Nuk do humbim asnjë minutë, 12 muaj në funksion të procesit analitik

EMISIONET