PD i bllokon rrugën në Bahçallëk, Rama hyn në Shkodër nga Vau i Dejës

PD i bllokon rrugën në Bahçallëk, Rama hyn në

Ardhja e paralajmëruar e kryeministrit Edi Rama në Shkoder u prit me protesta nga demokratët. Prej orës 09.45 minuta të së premtes, 26 prill,  ata bllokuan qarkullimin në urën e Bahçallekut, që është pika hyrëse për në kryeqendrën e veriut. Nga pankartat me mbishkrimet kundër kryeministrit, tek djegia e gomave, shashkat dhe paralalizimi i qarkullimit, e deri tek përplasjet me policinë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, ishte epilogu i 1 ore e 15 minuta proteste.

I njëjti skenar ishte përdorur edhe tek Ura e Spatharit në Mjedë, rruga dytësore për të hyrë në Shkoder, si dhe në Vrakë, ku ndahet kufiri mes Shkodres dhe Malësisë së Madhe. 

Por megjithë këtë mobilizim, demokratët nuk ja dolën të ndalojnë hyrjen e Ramës në Shkoder, që e bëri përmes itinerarit Kryqëzimi i Bushatit – Mjedë – Unaza lindore e Shkodres dhe më pas aksi nacional për në Han të Hotit. 

Megjithatë debatet dhe përplasjet ishin të forta me policinë.

Ish deputeti Bardh Spahia e quan hyrjen e Ramës në kryeqendrën e veriut, të ngjashme me atë të një hajduti, duke u fshehur e duke i ikur përballjes me revoltën qytetare.

"Hyri si një hajdut i votës por dhe i pasurise se qytetareve shqiptare"  

Kreu i qeverisë ka planifikuar një sërë takimesh në kuadër të turit "bashkia që duam" dhe pritet që të bëjë publik në një nga takimet edhe emrin e kandidatit për kryetar bashkie në Shkodër.

Pak minuta pasi protestuesit dhe deputetët demokratë liruan hyrjen e Bahçallëkut, ku kishin dalë prë të protestuar me qëllim që të mos lejonin hyrjen e Ramës në Shkodër, kryeministri shkruajti në twitter: Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u'a kanë udhëheqësit e verbër".




Momentet pikante te asaj cfare ndodhi sot te ndjekura ne kohe reale  

Ndërkohë që opozita po mbante të bllokuar hyrjen e Shkodrës, duke djegur disa goma dhe duke ndaluar lëvizjen e makinave, mësohet se kryeministri kishte hyrë në Shkodër përmes një rruge të dytë, asaj nga Vau  Dejës dhe ka vijuar rrugën drejt Bashkisë së Malësisë së Madhe ku dhe i ka takimet e para.

Vetë deputeti demokrat Bardh Spahia konfirmoi se Rama kishte hyre ne Shkoder: 'Ka hyrë si mi i skutave, ka hyrë në zonën e Nënshkodrës." 

Pasi u mësua kjo iu bë thirrje protestuesve të shpërndahen.

Reagon Rama

Nga ana tjetër kryeministri shkruajti ne twitter: "Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u'a kanë udhëheqësit e verbër"

Ora 10:37  Protestuesit janë ulur këmbëkryq në hyrje të Bahçallekut dhe shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë kryeministrin Edi Rama të hyjë në Shkodër.

Ka momente përplasjeje mes forcave të FNSH dhe protestuesve dhe ish deputetëve.

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar të udhëtojë sot drejt Shkodrës dhe Malësisë së  Madhe  në kuadër të aktiviteteve "Bashkia që duam"

Në vendngjarje ndodhen dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. 

Gjithashtu protestuesit i kanë vënë flakën dy gomave.

Flamur Noka tha per RTV Ora: "Edi Rama nuk mund te hyje ne Shkoder"

Në një prononcim për gazetarin e RTV Ora, Bepin Kolvata, Noka tha se Rama ka sjellë policinë e drogës për të mbrojtur bandën në pushtet.

Flamur Noka: "Edi Rama është ilegjitim. Populli e ka shpallur ilegjitim. Edi Rama është vërtetuar që është në pushtet me vota të vjedhura dhe nuk është i mirëpritur në Shkodër. Shkodrën e ka dhunuar e ka shkelur me kthetrat e krimit dhe të varfërisë e mjerimit. Ka sjellë policinë e drogës për të mbrojtur bandën në pushtet. Nuk ka polici që mund ta mbrojë bandën nga aksioni qytetar dhe vrulli i protestës qytetare. Nëse ka burg për të gjithë shqiptarët është i mirëpritur ta hapë atë burg në të kundër të ikë e të largohet sa më parë. Nuk ka prehje banda në pushtet pa ikur Edi Rama dhe të krijohet qeveria trazitore. Edi Rama nuk mund të hyjë në Shkodër" 

Nderkohe Bardh Spahia u shpreh:  Edi Rama nuk do të kalojë urën e Bahcallekut. 

"Mos hajde në Shkodër!" thotë një protestues tjeter. 

Ora 10: 13 - Ish-deputetët demokratë Flamur Noka dhe Bardh Spahia i janë bashkuar protestuesve dhe nuk pranojnë të hapin rrugën. Ka momente kur ka dhe debate mes ish deputeteve dhe policise.

Polici: "Duhet të hapni rrugën sesbën. Është e  kundraligjshme."

 Bardh Spahia: Nuk ka shans të hapim rrugën!

Flamur Noka: Është e drejtë e qytetarëve të protestojnë. Jeni duke mbrojtur bandën dhe jo shtetin.  Edi Rama nuk përfaqëson shtetin por një bandë që vret dhe vjedh shqiptarët.






EMISIONET