Presidenti aktual i FSHF-së Armand Duka së bashku me kryeministrin e vendit Edi Rama do të bashkohen bashkë për t'i dhënë "startin" punimeve pranë kompleksit "Dinamo".

Me anë të një njoftimi, zyra për shtyp e FSHF-së ka bërë me dije se nesër në orën 11:00 në kompleksin “Dinamo” në kryeqytet, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Kryeministri i vendit z.Edi Rama do të marrin pjesë së bashku në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e Shtëpisë së re të Futbollit Shqiptar. Ju ftojmë të merrni pjesë!"- thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit së FSHF-së.

/Ora News.tv/