Rama: Aks rrugor që lidh Shëngjinin me Velipojën

Rama: Aks rrugor që lidh Shëngjinin me Velipojën

Gjatë mbledhjes së qeverisë në Lezhë, kryeministri Edi Rama premtoi edhe ndërtimin e një aksi që lidh zonën e Shëngjinit me Velipojën, për të cilën nuk dha shumë detaje. Rama deklaroi gjithashtu se do të ndërtohet edhe aksi që lidh Balldrenin dhe Malin e Jushit, e njohur ndryshe si Rruga e Torovicës.

Rama: Më tutje aksi i ri që do të lidhë Shëngjinin me Velipojën dhe do të mundësojë integrimin e të gjithë asaj zone me një potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, përmes një mundësie tërësisht të re dhe shumë më të shpejtë transporti.

Pastaj edhe një numër projektesh infrastrukture pikërisht për zonën e Shëngjin-Velipojës, që përfshihen në një program të posaçëm investimesh për zhvillimin rural me përparësi turizmin; projektin e rindërtimit të terminalit të pasagjerëve dhe të hyrjes në Portin e Shëngjinit, si dhe projektin e rrugës nga Balldreni në Malin e Jushit, ose siç e quani ju rrugën e Torovicës. Më vjen shumë mirë që më në fund, ata që e kishin pas marrë përsipër për ta bërë këtë rrugë po interesohen, duke stimuluar protesta dhe i përshëndes, sepse kjo do të thotë që, pavarësisht kësaj, kur e kishin në dorë ta bënin rrugën, i bënë asaj atë që s’thuhet. Tani duan që rrugën ta bëjnë përmes nesh.

EMISIONET