Eksperti ekonomik, Panajot Soko, i ftuar në emisionin "Ekopolitikë" në RTV Ora e cilëson jo korrekte deklaratën e deputetit Ralf Gjoni se nuk hyri në Kuvend për një rrogë të qelbur.

Soko: Më vjen keq që është shprehur lekë të qelbura, ato janë lekë që taksapaguesit paguajnë për deputetët. Gjithësecili e ndan vetë se pse zgjedh të shkojë. Korrupsioni është derivat i natyrës njerëzore, natyra njerëzore ka lakminë brenda vetes. Nevojat janë të pafundme. Shteti ka detyrë të na ndalojë, të na frenojë dhe pengojë që ne të shprehim instiktet tona." 

/Ora News.tv/