Një rakun i guximshëm ka thyer internetin pasi ngjiti 23 kate të një ndërtese për gati 1 ditë.

Video e rakunit po bën xhiron e botës.

Turmat u mblodhën jashtë ndërtesës dhe mediat lokale transmetuan ngjitjen e tij të rrezikshme në rrokaqiej.

Rakuni e kaloi të kohën të martën duke u ngjitur lart e poshtë ndërtesës.

Rakunët janë të zakonshëm në SHBA por më së shumti qëndrojnë në rrugica ose në kazanët e plehrave.

Kafsha është bërë hero për shumë njerëz në Twitter, me përdoruesit e rrjetit social që e konsiderojnë suksesin e tij në frymëzim.

Xhon Gunn, i cili ishte producent i filmit Hollivudian "Guardians of the Galaxy", ofroi donacion 1.000 dollarë për bamirësi për këdo që arrinte ta shpëtonte.

/Ora News.tv/