Ish deputeti Aqif Rakipi ankimon në Gjykatën e Administrative vendimin e KQZ-së për heqjen e mandatit.

Ora News mëson se brenda javës do të ankimojë në Gjykatë edhe ish deputeti i LSI-së, Gledion Rehoveci

Më 5 janar 2017 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u hoqi mandatin dy deputetëve, atij të Lëvizjes Socialiste për Integrim, i cili kishte fituar mandatin në qarkun e Beratit, si dhe atij të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili e kishte fituar mandatin në Qarkun e Elbasanit.

Me 5 vota pro, KQZ pranoi kërkesën e prokurorisë së Përgjithshme, e cila pas verifikimit të shenjave të gishtërinjve i akuzoi dy deputetët se me emër të rremë ishin ndaluar në shtetin italian rreth 20 vite më parë.

Deputetët e ri që zunë vendin e tyre janë Dritan Bici, i cili zëvendëson Aqif Rakipin në Qarkun e Elbasanit.


/Ora News.tv/