Një sulm me raketa gjatë natës që lamë pas ka lënë të vdekur 26 ushtarë pro-qeveritarë në rajonin verior të Sirisë, raportojnë mediat vendase.

Objektiv i tyre mësohet se kanë qenë bazat ushtarake në Sirinë veriore dhe qendrore.

Në Hama dhe në provincën Aleppo u qëlluan objekte, tha ushtria siriane. Mediat gjysmë zyrtare iraniane thanë se personeli iranian ishte midis të vdekurve.

Depot e armëve dhe qendrat e komandës u goditën, thonë raportet. Ende nuk dihet se kush qëndron pas sulmeve.

Vendet perëndimore dhe Izraeli kanë goditur më parë vendet në Siri.

Gjatë këtij muaji edhe SHBA-ja udhëhoqi një sulm ndaj objekteve të lidhura me qendra të armëve kimike, ndërsa Izraeli thuhet se ka goditur një baze ajrore që shërben si një qendër komanduese iraniane.

Shtatë ushtarë iranianë ishin midis 14 personave ushtarakë të vrarë në atë sulm.



/Ora News.tv/