Raketa dhe kundër raketa në Gaza

Raketa dhe kundër raketa në Gaza

Izraeli dhe Hamasi ka lëshuar raketa kundër njëri-tjetrit për orë të tëra, pasi militantët në Rripin e Gazës lëshuan së paku 25 mortaja në drejtim të komuniteteve hebraike në jug të vendit.

Forcat ajrore të Izraelit u përgjigjën me të paktën shtatë bombardime të objekteve që i përkasin Hamasit dhe një grupi më të vogël islamik, i cili gjithashtu vepron nga Gaza.

Asnjë viktimë nuk është raportuar nga asnjëra palë, por dhuna e së martës shënon sulmin më të madh nga pala palestineze që prej luftës Izrael-Gaza në vitin 2014 dhe vjen pas muajsh tensionesh në rritje në zonën kufitare.

Shumica e raketave të Gazas u kapën nga sistemet e mbrojtjes së raketave izraelite. Një predhë u ul pranë një çerdhe pak para se të hapej, njoftoi media lokale.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu premtoi në një deklaratë në Twitter se Izraeli do të përgjigjet me "forcë të madhe" ndaj sulmit fillestar.

As Hamasi as Xhihadi Islam nuk kanë pranuar publikisht përgjegjësinë për zjarrin fillestar, edhe pse xhihadi islamik ishte zotuar të hakmerrej pasi tre prej anëtarëve të saj u vranë nga bombardimet e tankeve izraelite javën e kaluar.

EMISIONET