Raffaella Fico mbron Ronaldon: "Është xhentil, me të 11 muaj dashuri"

Raffaella Fico mbron Ronaldon: "Është xhentil, me të 11 muaj

"Kam qenë e lidhur 11 muaj me Cristiano Ronaldon në kohën kur luante me Manchester United. Ishin 11 muaj dashuri."

 Raffaella Fico mbron kampionin portugez, i cili po përballet me akuza për përdhunim që datojnë në 2009-n, pak ditë para takimit me ish pjesmarrësen e Big Brother Itali.

Kur ndodh diçka e tillë, habitesh. Ronaldo është një djalë normal, i qetë, i thjeshtë dhe me mua ka qenë një burrë vërtet xhentil".

E ftuar në "Un Giorno da Pecora" Rai Radio1, vajza italiane e showbizit, napoletania ka rrëfyer marrëdhënien e saj me Cristiano Ronaldon.

E pyetur rreth sjelljes së tij në shtëpi, ajo përgjigjet: "Stërvitej edhe në shtëpi, bënte abdominalet. Pas darke. Shihte një film, qetësohej dhe punonte me abdominalet: 4 ose 5 seri nga 20 herë".

Çifti është njohur në një bar të njohur në Porto Cervo në mess të qershorit në vitin 2009, ndërkohë që takimi i parë në të cilin çifti u 'kap mat' ndodhi në Lisbonë më 27 qershor 2009, në prapaskenën e koncertit të Elton John.

Ishte dashuri e vërtetë, të paktën nga ana e Fico-s, e cila në të përjavshmen 'Chi' deklaronte: "Besoj vërtet në këtë ndjenjë. Kam besim. Kam frikë se mos gaboj. Nuk kërkoj publicitet dhe nuk dua ta humbas. Dëgjohemi vazhdimisht dhe shkëmbejmë mesazhe dhe unë po mësoj portugalisht."

Më pas historia e dashurisë u shpërbë, por Fico-s duket se i kanë mbetur kujtime të bukura dhe ende nuk arrin t'u besojë akuzave që shpërthyen mbi 'fenomenin' e Juves.

EMISIONET