Është mbyllur në një barazim pa gola derbi i kryeqytetit italian mes Lazio-s dhe Romës.

Në sfidën e luajtur në "Olimpico" munguan rastet e pastra për gol me dy skuadrat që më shumë menduan për të mbrojtur se sa për të sulmuar. Kjo vërtetohet dhe nga statistikat e 90 minutëshit, me Lazio-n që ka lëshuar vetëm një goditje drejt portës së Allison, ndërsa Dzeko me shokë nuk arritën për asnjë moment të shenjëstronin portën e portierit shqiptarë Thomas Strakosha.

Vlen të theksohet goditja e traversës nga ana e Edin Dzeko në minutat e fundit të kohës së rregullt, por që në fund u mbyll në rezultat të bardhë 0-0.

Ndërkohë këtë takim Lazio e mbylli me 10 lojtarë pas dy kartonave të verdhë të Radu. Me këtë barazim Lazio e Roma mbajnë vendin e tretë dhe të katërt në kuotën e 61 pikëve, duke i dhënë një sinjal të fortë Interit, që shpresonte pikërisht tek ky barazim për të qënë më pranë skuadrave të kryeqytetit italian.

/Ora News.tv/