Radhë tek poliklinika në Durrës, pacientët ankohen se nuk marrin shërbim

Radhë tek poliklinika në Durrës, pacientët ankohen se nuk

Kjo ishte situata në poliklinikën e specialiteteve në Durrës këtë të hënë!

Dhjetëra qytetarë që presin në radhë në korridore dhe para dyerve të mjekëve specialistë!

Qytetarët thanë për Ora News se qëndrojnë në radhë prej mëngjesit në mesditë për një vizitë tek specialisti, por në shumicën e rasteve thonë nuk e marrin dot shërbimin e kërkuar mjekësor.

"Mjekja e lagjes thotë që nuk ke nevojë për rekomandim për të bërë një vizitë suplementare. Vij atje, thonë duhet të bësh regjistrimin, vij këto thonë jo nuk e bëjmë se duhet ta bësh tek mjeku i lagjes, mjeku i lagjes do thotë të njëjtën gjë", tha një pacient.

Ata flasin për shkelje të orareve dhe mungesë shërbimi.

"Dyndje e madhe, doktorët herë vijnë dhe herë nuk vijnë. Orarin në mëngjes nuk e zbatojnë fare", tha një tjetër pacient.

Jashtë Kamerave bluzat e Bardha në Poliklinikën e Specialisteve thonë se janë në mungesë stafi, ndërsa flasin për një fluks të rritur këto ditë të para të shtatorit të lidhur me numrin e lartë të kërkesave për tu pajisur me leje drejtimi por edhe atyre që presin të nisin punë dhe kërkojnë konfirmimin e mjekut për gjendjen shëndetësore.

EMISIONET