Filloi me një goleadë aventura e Inter në edicionin e 70-të të  Viareggio Cup dhe një meritë për këtë sukses e kishte dhe ylli i kombëtares shqiptare, u-19, Armand Rada.

Në stadiumin "Necchi-Balloni" Inter Primavera mundi A.P.I.A. Leichhardt 5-0.

Pas "thatësirës" në pjesën e parë, dy gola nga Merola dhe golat e  Odgaard, Rada dhe Conrad i dhanë zikaltërve tre pikët e para të turneut.

Rada realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 87-të me një goditje të fortë nga distanca duke vulosur fitoren e Interit.

Armand Rada është pjesë e skuadrës Primavera të Interit prej 2 sezonesh, duke u kthyer në një pikë referimi për formacionin që drejtohet nga trajneri Stefano Vecchi. Së fundmi mesfushori është grumbulluar dhe nga kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve dhe pritet të jetë titullar kundër Sllovakisë në takimet që luhen të premten e 23 marsit dhe të marten e 27 marsit. 

/Ora News.tv/