Racizmi ndaj njerëzve me ngjyrë mbetet i përhapur në Evropë

Racizmi ndaj njerëzve me ngjyrë mbetet i përhapur në

Njerëzit me prejardhje afrikane përballen me "paragjykime dhe përjashtime" në gjithë Bashkimin Evropian, thuhet në një studim.

Dhuna e lidhur me racën dhe diskriminimi gjatë kërkimit të një vendi të punës apo strehimit janë gjëra të zakonshme për shumë njerëz, konstatoi Agjencia për të Drejta Themelore e BE-së (FRA).

Sipas saj, Finlanda ka normën më të lartë të ngacmimit dhe dhunës për shkak të racës.

"Është një realitet i turpshëm dhe i egër: racizmi i bazuar në ngjyrën e lëkurës së një njeriu mbetet një shqetësim i përhapur në të gjithë Bashkimin Evropian", tha drejtori i Agjencisë për të Drejta Themelore, Michael O'Flaherty.

Në anketën "Të qenët i zi" në BE jaë pyetur afro 6,000 njerëz në 12 vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, në vitet 2015-2016.

Rreth 30% e të intervistuarve kanë thënë se kanë përjetuar një formë të ngacmimit racor në pesë vjetët para sondazhit./REL

EMISIONET