Racisti hedh 15-vjeçarin në shinat e trenit, shikoni çfarë ndodh më pas

Racisti hedh 15-vjeçarin në shinat e trenit, shikoni

Një djalë 15 vjeç është sulmuar nga tre persona që e kanë hedhur në shinat e trenit në Flanders të Belgjikës.

Leroy Abraham po priste për trenin në stacionin Aarschot me motrën e tij më të madhe dhe vëllain e vogël kur u sulmua nga dy femra dhe një mashkull.

Pamjet tregojnë burrin 35 vjeç, të identifikuar si Jonas V. që shtyu Leroy në shinat e trenit. Por nuk përfundoi gjithçka këtu.

Leroy ia doli të merrte situatën në dorë dhe u përlesh me Jonas duke e goditur disa herë. Në një intervistë për mediat lokale për këtë ngjarje të pazakontë, i sulmuari tha: “Kur u rrëzova në shina, zemra ime ndaloi për një moment pasi nuk e dija kur do të vinte treni. Kisha frikë se do vdisja.”

Femra e tretë që u hodh në shina ishte motra e Leroy, e cila pësoi disa goditje nga dy vajzat e tjera. Por në fund ia doli që ti japë fund përleshjes dhe nuk ndodhi asnjë incident tragjik.

EMISIONET